Nderpreje te energjise ne vend shkak remonti
Një pjesë e mirë e qyteteve në vend do të kenë mungesë të energjisë elektrike gjatë së enjtes dhe së premtes. Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe CEZ Shpërndarja kanë bërë me dije se punimet e nevojshme për rivendosjen e shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë do të detyrojnë shkëputjen e furnizimit. Punonjës të OST-së do të punojnë në linjën 220 kilo volt Koman Elbasan, çka do të sjellë kufizime nga ora 5 deri rreth orës 23 në zonat ndërmjet Durrësit dhe Vlorës.
Po kështu, ndërprerje të energjisë do të ketë dhe në zonat ndërmjet Sarandës, Përmetit, Gjirokastrës e Tepelenës. Mungesa e energjisë do të jetë e alternuar, çka mund të shkaktojë probleme te konsumatorët për shkak të ndryshimeve të tensionit. Punimet në Fushë Krujë po kryhen për shkak të hedhjes në erë me lëndë shpërthyese të një shtylle në datë 30 dhjetor.
Florian Papadhimitri