E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia dërgon trupa në kufi me Irakun

Trupa turke janë vendosur sot përgjatë kufirit me Irakun, pas sulmit të militantëve kurdë të shtunën ku vranë 12 ushtarë turq.

Media shtetërore raportoi se trupat janë zbarkuar me helikopterë dhe janë angazhuar njësitet e këmbësorisë në operacionin për të rrethuar rebelët kurdë.

Presidenti i Turqisë Abdulah Gyl sot kryesoi takimin me udhëheqësit e ushtrisë dhe liderët e tjerë të vendit për të diskutuar sulmet e rebelëve kurdë.
Po sot, ambasadori amerikan në Turqi, Xhejms Xhefri, lëshoi një deklaratë ku thuhet se Shtetet e Bashkuara do ta shqyrtojnë "urgjentisht" çdo kërkesë për ndihmë nga Ankaraja për të luftuar PKK-në, të cilën Uashingtoni e konsideron grup terrorist.

Që nga viti 1884, rebelët kurdë po luftojnë për autonomi në juglindje të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›