Mavi Marmara kthehet në shtëpi
Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 17:44
Anija Mavi Marmara, që ishte sulmuar nga komandot izraelit, derisa më 31 maj 2010 po bartte ndihma humanitare për Gazën, të dielën u ankorua në portin Sarayburnu, në Stamboll.
Në ceremoninë e mirëseardhjes, që u organizua nga Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe për Ndihmë Humanitare (IHH), u mblodhën shumë njerëz nga e gjithë Turqia, por edhe aktivistë paqësorë nga 50 shtete, si dhe shumë përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Anija, dhe flotilë e saj përcjellëse ishin sulmuar në ujërat ndërkombëtare nga ushtarët izraelit, më 31 maj. Si pasojë e këtij sulmi izraelit, nëntë aktivistë u vranë dhe 54 të tjerë u lënduan.