E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet Moska

Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 17:00

Moska është transformuar në një pistë gjigante patinazhi, pas reshjeve "të shiut të akullt'' i cili i ka transformuar trotuaret në ''pista skiatorësh''. Njoftohet se bashkia e kryeqytetit rus u ka bërë thirrje moskovitëve që të mos dalin pa nevojë nga banesat a tyre.

"Kushtet meteorologjike janë shumë të vështira në kryeqytet. Reshjet e shiut të akullt pritet të vazhdojnë të paktën deri në mesnatë. Në kontakt me rrezet e pakta të diellit shiu u transformua në një shtresë akulli, e cila ka veshur të gjithë qytetin, si pasojë e temperaturave që ishin goxha më të se zero", deklaroi Igor Pergamenchtchik, zëdhënës i Bashkisë së Moskës.

''Përballë kësaj ‘anomalie meteorologjike’, Bashkia ka vendosur të përdorë pajisje shkrirëse, të cilat janë paraparë për përdorim para ndërtesave dhe blloqeve të banimit'', theksoi ai.
Ndryshe, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është mbyllur edhe aeroporti i kryeqytetit rus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›