Turqia dhe Bashkimi Evropian
Dritan Egro
Ndonëse fati e solli që me popullin turk shqiptarët ...të ishin nën të njëjtën ombrellë shtetërore për më shumë se pesë shekuj dhe, sot, kur ende nuk kanë kaluar 100 vjet nga koha që jemi ndarë administrativisht nga Perandoria Osmane, mund të them se ne e njohim pak Turqinë republikane.
Në fakt, elita shqiptare që mori në dorë fatet e Shqipërisë nga viti 1912 dhe deri në vitin 1939 ishte e lidhur me fije të shumta me shtetin turk, pasi ajo ose kishte studiuar në shkollat osmane, ose kishte qenë pjesë e superstrukturës së Shtetit Osman, dhe më pas atij turk. Pas vitit 1945, komunizmi i këputi lidhjet historike dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Turqisë, ndonëse për hir të së vërtetës duhet thënë se ideologjitë sunduese në Shqipëri, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, Perandorinë Osmane dhe trashëgiminë që ajo la pas i bënë përgjegjëse për prapambetjen shqiptare dhe kontaktet “e vakëta” të Shqipërisë me Europën.
Ndryshimet demokratike që filluan në vitet 1990-të e bënë Turqinë sërish të afërt dhe të prekshme për shqiptarët. Askush nuk mund t’i harrojë ndihmat bujare që shteti turk dërgoi në momente shumë të vështira për popullin shqiptar në vitin 1991.
Kontaktet e para të turqve me Europën i kanë fillesat në shekullin e 11-të. Avancimi i turqve selçukë në vitin 1081 dhe vendosja e tyre në qytetin Iznik (Nikea) në bregun tjetër të Marmarasë, përballë Kostandinopojës, shënoi fillimin e kryqëzatave. Qysh prej kësaj kohe emri “turk” u ngul thellë në kujtesën e Perëndimit të krishterë.
Më pas, kontaktet e turqve me Europën kanë ardhur duke u intensifikuar dhe për këtë një rol të veçantë ka luajtur Stambolli. Ky qytet, edhe sot e kësaj dite nuk është vetëm një pikë e rëndësishme strategjike, por edhe një pikë e rëndësishme kontakti mes kulturash, fesh dhe qytetërimesh të ndryshëm.
Pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se edhe shekujt e parë osmanë janë histori e marrëdhënieve me Europën ¯ një histori kontaktesh shumë intensive. Eshtë vendi të kujtojmë se në vitet 1300-1600 ishte Perandoria Osmane ajo fuqi politike dhe ushtarake që diktonte madje edhe politikën evropiane; me mbështetjen politike që i dha Protestantizmit ajo ndikoi fort në formëzimin e sistemit politik shtetëror evropian.
Kurse pas 1600-ës Europa filloi të ndikojë fuqishëm mbi Perandorinë Osmane; madje mund të thuhet se Europa ndikoi aq fuqishëm mbi osmanët sa vitet pas Paqes së Carlowitz-it (1699) hapën një epokë të re në historinë osmane ¯ periudhën e modernizimit të Shtetit Osman sipas modelit europian. Sistemi arsimor dhe ushtria ishin dy sferat e para osmane që u përballën me sfidat e modernitetit dhe vetëm në shekullin e XIX modernizimi do të përfshinte edhe strukturat shtetërore osmane.
Ishte kryeministri habsburgas Metternich, i cili qysh në fillim të shek. XIX hodhi idenë e krijimit të një Europe të Bashkuar. Synimi në atë kohë ishte të vendosej paqja në një kontinent me shumë shtete dhe popuj që luftonin vazhdimisht me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, Kongresi i Vjenës (1814-1815), vendosi të krijojë një mekanizëm të përhershëm për ruajtjen e paqes në Europën post-napoleoniane. Në këtë forum, Franca hodhi idenë që edhe Perandorisë Osmane t’i jepej garanci bashkërisht nga fuqitë europiane se territoret e saj nuk do të prekeshin. Anglia dhe Austria e përkrahën fort këtë ide. Por ishte cari rus, Aleksandri I, ai që e përjashtoi Shtetin Osman nga ky projekt i parë evropian, duke i mëshuar faktit që ky koncert europian ishte një forum i krishterë.
Gjysmë shekulli më pas, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit (1856), për herë të parë Fuqitë e Mëdha europiane garantuan tërësinë territoriale të shtetit osman. Për rrjedhojë, Shteti Osman nën garancinë e së drejtës ndërkombëtare europiane për herë të parë u shndërrua në pjesë e sistemit politik shtetëror europian.
Lufta Ruso-Osmane e viteve 1877-1878 përfundoi me humbjen e shumë territoreve ballkanike për osmanët. Ky realitet i ri ngjalli një frymë të fortë reagimi antiperëndimor dhe mund të thuhet pa asnjë hezitim se gjatë sundimit të sulltan Abdylhamitit II (1876-1909) një rrymë e fortë islamike tentoi të merrte nën kontroll politikat shtetërore pro-perëndimore dhe tanzimatiste të Shtetit Osman.
Në fillim të viteve ’20 të shek. XX, burrat e shtetit të Turqisë Republikane, e modeluar sipas stilit evropian, bënë shumë kujdes me të shkuarën që mbanin mbi supe. Gjatë zhvillimit të bisedimeve të paqes në Lozanë (korrik 1923) shqetësimi kryesor i delegacionit turk ishte të siguronte paritetin në bisedime, pra që shteti i ri të mos konsiderohej si trashëgimtar ligjor i Shtetit Osman, por vetëm si një prej shteteve të formuara rishtazi në ish-territoret osmane.
Ndërkohë, gjatë pesë viteve në vijim (1923-1928), Parlamenti turk pranoi të ndërmarrë një sërë reformash të thella që synonin nga brenda realizimin e një shteti demokratik, shekullar dhe modern, por po aq edhe krijimin e imazhit të një shteti me popullsi dërrmuese myslimane, por me kah zhvillimi europian. Në këtë kontekst Ataturku dhe pasuesit e tij reformatorë, integrimin e Turqisë në familjen europiane e konsideruan si prioritet të politikës së jashtme të Republikës së Turqisë.
Në vitin 1952 Turqia u anëtarësua në NATO, por në këtë hap të rëndësishëm që i dha fund izolimit të saj politik dhe ushtarak që kishte filluar qysh prej vitit 1878, ajo fitoi mbështetjen e një fuqie atlantike jo europiane, SHBA.
Një kah pozitiv morën marrëdhëniet turko-europiane në vitin 1963 me firmosjen e Marrëveshjes së Ankarasë, por ecurinë e marrëdhënieve me Europën e Bashkuar këto dhjetëvjeçarët e fundit duket se në mënyrë shumë sintetike e përkufizoi kryeministri turk i viteve ‘80, Turgut Özal, i cili kur vinte fjala për anëtarësimin e Turqisë në këtë forum, shprehej se rruga e Turqisë do të jetë relativisht e gjatë dhe me shumë ulje-ngritje. Turqia tashmë ka firmosur kandidaturën e saj për anëtare të Bashkimit Evropian, por problemi është se sa ajo do të presë dhe pritja e saj do të ketë një cak kohor me happy end në fund?
Feja islame si shtylla kurrizore e qytetërimit me të njëjtën emër është dhe për një kohë do të jetë një shkak i mjaftueshëm për lindjen e paragjykimeve mes europianëve përsa i takon identitetit europian të turqve. Eshtë dimensioni fetar dhe kulturor, po aq sa edhe ai historik i turqve, ai që Europën e bën të mendohet për të ardhmen e zgjerimit të saj të mëtejshëm në Lindje.