E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia dhe kurdët, paqe më në fund?

20-01-2013 / “The Economist”

A ka mundësi që viti 2013 të fillojë me një paqe afatgjatë midis Turqisë dhe kurdëve? Çështja kurde është aktualizuar në Turqi që nga koha kur Recep Tajip Erdogan, kryeministri turk, ka konfirmuar se shefi i agjencisë shtetërore të spiunimit, Hakan Fidan, ka mbajtur bisedime me Abdullah Ocalan, liderin kurd, në burgun ku po mbahet ky i fundit, që kur ra në duart e policisë, më 1999
 

A ka mundësi që viti 2013 të fillojë me një paqe afatgjatë midis Turqisë dhe kurdëve? Çështja kurde është aktualizuar në Turqi që nga koha kur Recep Tajip Erdogan, kryeministri turk, ka konfirmuar se shefi i agjencisë shtetërore të spiunimit, Hakan Fidan, ka mbajtur bisedime me Abdullah Ocalan, liderin kurd, në burgun ku po mbahet ky i fundit, që kur ra në duart e policisë, më 1999. Menjëherë pasi që ishte bërë i ditur lajmi, një numri deputetësh prokurdë u ishte dhënë mundësia që ta realizojnë dëshirën e tyre të kamotshme për ta takuar Ocalanin. Qëllimi, tha Erdogan, ishte që PKK-ja të bindet për t’u çarmatosur; por mbetet të shihet se në çfarë kushtesh. Erdogan duket se të ardhmen e tij politike e ka lidhur me rregullimin e problemit më të vjetër të Turqisë. Vendimi për ta bërë publik lajmin për bisedimet ka ndezur si përkrahësit, ashtu edhe kritikët. Erdogan e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke tmerruar përkrahësit liberalë, me kërcënimet për ringjalljen e dënimit me vdekje, me zotimet për shtypjen ushtarake të rebelëve dhe burgosjen e qindra politikanëve dhe aktivistëve kurdë. Kritikat e ashpra të Erdoganit janë bërë më 2011, kur pati dështuar një raund negociatash, dështim ky për të cilin palët patën fajësuar njëra-tjetrën. Sido që të jetë, bindja e përgjithshme ishte se Erdogan, që tani është duke e ushtruar mandatin e tretë dhe të fundit si kryeministër, po ua bënte qejfin nacionalistëve, në mënyrë që të sigurojë zgjedhjen si president, kur të tërhiqet nga posti i kryeministrit, më 2014. Për këtë arsye, çfarë shkaktoi këtë ndryshim qëndrimi? Cinikët mendojnë se Erdogan synon që t’ia lehtësojë vetes zgjedhjen si president dhe se posa ta sigurojë zgjedhjen, ai do t’i kthehet vetes së tij. Megjithatë, Erdogan po i shkakton vetes probleme me këtë qasje. Ashtu si paralajmëroi edhe vetë, sabotuesit do të mundohen që të pengojnë bisedimet paqësore përmes akteve të reja të dhunës dhe provokimeve tjera, gjë që do t’ia mundësonte opozitës ta fajësojë qeverinë. Rreziqet janë edhe më të larta se më parë. Erdogan është i vetëdijshëm se po qe se nuk arrin marrëveshje së shpejti, zgjidhja e problemit kurd mund t’i rrëshqasë nga duart Turqisë. Zhvillimet në Siri, ku presidenti Bashar Assad dorëzoi gjatë vitit të kaluar kontrollin mbi disa qyteza kurde, duke ia kaluar atë aleatëve të PKK-së, të njohur si PYD, kanë nxitur frikën disi të ekzagjeruar se PYD do t’ia drejtojë armët Turqisë. Nuk është për t’u befasuar se bashkimi i PYD-së dhe grupeve tjera kurde për t’u bërë pjesë e opozitës siriane thuhet se është pjesë e marrëveshjes që po negociohet me Ocalanin. Kushtet tjera thuhet se përfshijnë tërheqjen e PKK-së tek bazat në veri të Irakut dhe dorëzimi i armëve. Qeveria turke pohon se Ocalan ka hequr dorë nga thirrjet e mëparshme për autonomi rajonale për kurdët, përfshirë të drejtën që të kenë forcën e tyre. Në shkëmbim, qeveria do të miratonte reforma ligjore, për të liruar mijëra të burgosur kurdë, t’u japë amnisti luftëtarëve të PKK-së, të rrisë kompetencat e qeverisë lokale dhe të heqë nenet në kushtetutë që ndalojnë arsimimin në gjuhën kurde. Një koncesion tjetër është përmirësimi i kushteve në burg për Ocalanin. Një armëpushim që do të respektohej nga të dyja palët do t’ia hapte rrugën tërë kësaj. Afati është caktuar në maj. Duke pasur parasysh ndikimin e PKK-së në rajon, pyetja kryesore është nëse Ocalan mund të bindë tjerët që ta përcjellin. Ai është ikonë për anëtarët e PKK-së dhe forca që i bashkon ata. Qeveria pret që ai ta bëjë paqen. Por, suksesi është larg nga të qenit i sigurt.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›