E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia do t i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës

Autori i Lajmit: red.
Turqia do t i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës. Institucionet e vendit kanë marrë vendim që që nga data 11 gusht 2008, të fillojë dhënia e vizave në pasaportat e Republikës së Kosovës si dhe të lejohet hyrja në Turqi me këto pasaporta. Procedura e dhënies së vizave në Zyrën Turke, do të jetë e njëjtë si me Dokumentet e Udhëtimit të UNMIK-ut. Gjithashtu në pikat kufitare të Turqisë mund të sigurohen vizat për shumë hyrje dhe me afat nje mujor, çmimi i të cilave do të jetë 10 Euro apo 15 dollarë amerikane.

Ky lajm është publikuar: 09/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›