E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK, paga serbëve të pezulluar nga Shërbimi Policor i Kosovës

Autori i Lajmit: red.
Serbët e suspenduar nga Shërbimi Policor i Kosovës do të marrin rrogën nga buxheti i UNMIK-ut. Kështu bën të ditur për televizionin serb B-92 komisioneri i policisë së UNMIK-ut, Tor Frigard ndërsa rrogat e prapambetura do t iu paguhen së shpejti. "Rrogat për tre muajt e kaluar do t iu paguhen. Kishte ca probleme byrokratike, atyre i janë mbyllur llogaritë bankare, dhe ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që ata t i marrin këto rroga të prapambetura në llogaritë e reja bankare, por fjala është vetëm për byrokraci," ka sqaruar Frigard duke përgënjeshtruar jo vetëm shefin e UNMIK-ut, por edhe qeverinë e Kosovës, se pjesëtarët serbë vetëm sa marrin urdhërat nga policia e UNMIK-ut ndërsa të ardhurat vijnë nga buxheti i Kosovës. Ndërsa shefi i Komisariatit të policisë Veri, Millija Millosheviç thekson se serbët që punuan në SHPK kanë mbyllur llogaritë bankare ku merrnin rrogat nga qeveria e Kosovës. “Ndërkohë kemi hapur llogari të reja tek një bankë e huaj, ku edhe do të marrim rrogat nga buxheti i UNMIK-ut," është shprehur Millosheviç për B92. Ndryshe, serbët që punuan në Shërbimin Policor të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë refuzojnë të jenë në shërbim të Ministrisë së Brendshme të Kosovës ndërsa në terren koordinohen vetëm me policinë e UNMIK-ut. Pas incidenteve të fundit në veri të Mitrovicës, komisioneri i policisë së UNMIK-ut në Kosovë, Tor Iver Per Frigard vlerëson se nuk ka vend për shqetësim dhe se policët e pjesës veriore e mbajnë situatën nën konroll. Kështu, derisa shefi i UNMIK-ut mendon se mund ta krijoj policinë etnike serbe në Kosovë, e zdhënësi Ivanko thotë se bëhet fjalë për keqkuptim, policia e kësaj natyre praktikisht edhe vepron në pjesën veriore. Ajo vetëm që nuk mer urdhëra nga Shërbimi Policor i Kosovës por ata e refuzojnë edhe buxhetin e Kosovës. E pse të mos e refuzojnë kur aty është UNMIK-u.

Ky lajm është publikuar: 09/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›