E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrëmje në Nju Jork, kushtuar ndërtimit të Katedrales "Nënë Tereza" në Prishtinë

Fondi i quajtur "Our Lady of Shkodra Church - Cathedral Fund", per ndertimin e Katedrales "Nene Tereza" ne Prishtine, i themeluar ne shkurt 2008, ne Kishen Katolike shqiptare "Zoja e Shkodres", me nje mbremje gala i dha fund mbrëmë ne Nju Jork, aktivitetit te saj 2-vjetor per mbledhjen e fondeve. Meqenëse ne vjeshte, pritet edhe inaugurimi i Katedrales se re "Nëna Terezë" ne Prishtine, u be shkak edhe mbyllja e ketij fondi, megjithëse, donacionet, u tha se mund te vazhdojne. Ky fond gjate ketyre dy vjeteve mblodhi vetem ne Nju Jork e rrethine me shume se nji milion dollare. Ndersa ne darken e mbremshme rreth 65 mije dollare. Ky fond i dedikuar ndertimit te katedrales se re ne Prishtine, me kontributin e bashkesise shqiptare te zones tri-shteteve Nju Jork-Nju Xhersi - Konektikat, duke filluar nga dita e djeshme deklarohet i mbyllur. Darka Gala, e cila pati fjalime, muzike, supriza te tjera e lojra fati, u zhvillua ne Royal Regency Hotel, ne Yonkers, pikerisht nga ai vend ku gati 12 vite me pare u nisen per te luftuar ushtarët dhe luftetaret e Batalionit luftarak “Atlantiku” nga Amerika, te çlirojne Kosoven. Ne darken e mbremshme kishin ardhur grupe shqiptarësh, nga Alaska, Florida, Teksasi, Miçigani, Illinoisi dhe nje grup nga Karolina e Veriut, kryesuar nga Bahri Ramadani, kryetar i Bashkesise Shqiptaro-amerikane te Karolines se Veriut. Përshendeten darken mysafiri i nderit z. Tom Hajdaraj, ish-ligjvënësi republikan i Nju-Jorkut Xhozef DioGuardi dhe avokati Stephen (Stivi) Kaufman.
Drejtues i kesaj darke ishte gazetari i mirenjohur shqiptaro - amerikan, Hysë Shkreli, poet dhe publicist. Bekimin e darkës e kreu Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Katolike shqiptare "Zoja e Shkodres". Kengetarja e mirenjohur Aurela Gaçe dhe Alfred Popaj ne DJ e bene darken sa me festive se bashku me Grupin e valleve te Vajzave te Kishes Katolike shqiptare Zoja e Shkodres, me drejtuese koreografen Angjelina Nika.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›