E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia i ofron “ndihmë” Gaddafit

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 16:00

Turqia i ka ofruar pushtetmbajtësit libian, Muammar al-Gaddafi, mbështetje për largimin në mërgim.

Gaddafi nuk ka alternativë tjetër veç largimit nga vendi, tha kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, në televizionin turk. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga Tripoli.

Në luftime të ashpra mes trupave të Gaddafit dhe kryengritësve në qytetin, Misrata, të mbajtur nga kryengritësit, sipas të dhënave të mjekëve u vranë më shumë se 30 vetë dhe u plagosën rreth 110 të tjerë.

Helikopterët ushtarakë të NATO-s kanë vazhduar sulmet e tyre ndaj objektivave në kryeqytetin Tripoli.

Prej fillimit të kësaj jave, NATO po kryen sulmet me të ashpra ajrore, që prej fillimit të misionit të saj ushtarak në Libi, më 19 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›