E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e “shtrëngon” Shqipërinë për borxhet

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 16:30

Pas Serbisë, është Rusia ajo që po e “shtrëngon” Shqipërinë që t’i paguajë borxhet e së kaluarës.

Kështu, mediat ruse në një artikull të posaçëm dedikuar kësaj çështje, përmendin marrëveshjen e miratuar së fundmi nga parlamenti shqiptar për kthimin e një pjese të borxhit që vendi ynë i detyrohet Rusisë.

Bëhet fjalë për shumën rreth 1 milionë dollarë, që Shqipërisë do t’i duhet të paguajë si këst të parë.

Kjo si pjesë e një borxhi të vjetër, i cili daton nga mesi i viteve të 60-ta, i trashëguara nga epoka sovjetike.

Ky borxh i vjetër i Shqipërisë, i njihet tashmë Rusisë, si një pasuese e Bashkimit Sovjetik dhe merret përsipër të paguhet gjatë viteve të ardhshme.

Në rast të mospagesës së shumës nga data 1 korrik, marrëveshja parashikon që norma e interesit të borxhit të jetë në nivelin prej 4 për qind.

Ndërkaq, mediat ruse shtojnë faktin se mungesa e borxheve mes dy shteteve tona, është një nga parakushtet për një marrëveshje të mundshme për furnizime me makineri dhe produkte teknike nga Rusia në Shqipëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›