E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet enigma e njeriut-ujk

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 17:10

Sindroma e njeriut-ujk shkakton rritjen e qimeve në çdo pjesë të trupit, përfshi edhe fytyrën e hundën.

Në botë vuajnë rreth 100 persona, të cilët jetojnë në fshehtësi dhe izolim prej njerëzve të tjerë

Prej kohësh ky çrregullim mendohej se ka pasur si shkak problemet gjenetike, por në fakt një ekip shkencëtarësh i Universitetit të Kalifornisë arriti të gjejë origjinën e anomalisë. Bëhet fjalë për një dyfishim të ADN-së, pranë gjenit SOX3.

Lajmi është pritur më kërshëri edhe nga Larrt Gomez, i njohur si "njeriu-ujk", një aktor meksikan që ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes, si njeriu më leshator në botë.

Në një intervistë për mediat amerikane, Gomez, tha se ka përfituar shumë prej imazhit të tij të veçantë, por nëse do të kishte pasur mundësi, nuk do të ngurronte që të ishte një njeri si gjithë të tjerët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›