Tiranë, 26 vjeçari hidhet nga kati i 9-të
Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 15:49
Një 26 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme gjatë ditës së sotme pasi është hedhur nga kati i 9 i një pallati në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur tek “Zogu i Zi” dhe grupi hetimor dyshon se ka qene një hedhje e vullnetshme nga ana e te riut.
Viktima është Elton Brahimi 26 vjeç.
Nga të dhënat e para mësohet se i riu me origjinë nga Vlora, banor i Tiranës prej 3 vitesh është hedhur sot ne mesdite nga dritarja e banjës së banesës së tij në pallatin 9 katësh.
Gjithsesi trupi i djaloshit është dërguar në morgun e spitalit të Tiranës ku do pritet të kryhet autopsia. /abcnews/