E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet Agjencia e Turizmit Shqiptar

Krijimi i agjencisë turistike të Shqipërisë do të bëjë të mundur promovimin e vlerave të turizmit shqiptar, duke përfshirë në vetvete si anët pozitive ashtu edhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen sot zonat turistike në vend. Takimi i parë është zhvilluar sot me Ministrin e Kulturës, Ylli Pango, më të cilin ATA premtoi se do të ketë një bashkëpunim sidomos për sa i takon tërheqjes së turistëve të huaj në vend.  Sipas kryetares së kësaj agjencie, Leida Matja, synimi kryesor i organizmit të një shoqate të tillë është pikërisht, krijimi i një platforme të besueshme dhe aktive për të bërë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në vend.  Krijimi i shoqatës së turizmit do të bëjë të mundur përfaqësimin e biznesit duke përfshirë në vetvete edhe problemet me të cilat përballet aktualisht, ndërkaq, do të bëjë të mundur edhe krijimin e një bashkëpunimi mes sektorit privat dhe atij publik në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›