E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW kritikon udhëheqjen e re në Libi

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë kritikuar transparencën e mangët të udhëheqjes së re politike në Libi.

Disa nga ligjet e miratuara nga Këshilli i përkohshëm kombëtar nuk janë publikuar, bëri të ditur organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch.

Asgjë nuk është bërë publike as për takimet e politikanëve të lartë dhe diskutimet brenda udhëheqjes së re libiane.

Kjo nuk është bërë ndoshta me qëllim, por megjithatë është për të ardhur keq, thuhet më tej.

Në muajin e kaluar, Këshilli i përkohshëm kombëtar kishte njoftuar për miratimin e ligjit për drejtësinë, pa dhënë hollësi për përmbajtjen e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›