E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Spanjë një mafioz i rëndësishëm Italian

Barcelonë - Një anëtar, i dyshuar se i përkiste një grupi mafioz kalabrez, Ettore Facchinetti, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge u arrestua të enjten e kaluar në verilindje të Barcelonës. ''Facchinetti, 60 vjeç dhe anëtar i grupit mafioz ''Ndrangheta'' u arrestua në Caldes de Montbuy dhe u akuzua si bashkëpunëtor në një trafik kokaine që kishte për destinacion Italinë''.

Ai u dënua në Itali me 15 vite burg për trafik droge dhe u bë objekt i një mandatarresti evropian. Ky hetim u bë pas arrestimit të disa anëtarëve dhe drejtuesve të mafias italiane në Spanjë muajt e fundit.

Në fillim të marsit, policia njoftoi për arrestimin e Giuseppe U., ish-polic dhe ish-truproje i një ministri italian, i konsideruar si një nga drejtuesit kryesorë të një organizate mafioze kalabreze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›