U rikonfirmua në krye të Vorës, Shera: Zotohem se do u shërbej të gjithëve pa dallim të forcave politike
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilët i besuan një tjetër mandat.
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Socialiste, Shera tha se do u shërbejë të gjithë qytetarëve me përulësi, pavarësisht bindjes politike.
“Zotohem se do u shërbej të gjithëve me përulësi siç e kam bërë këtë vit. Mezi pres ta nis punën që nesër që t’u shërbej të gjithëve pavarësisht bindjeve politike.”- tha Shera.
“Nga shtabi kemi të dhëna që në çdo qendër është një fitore e padiskutuar. Nga diskutimet, punën që ne kemi bërë, besojmë pritshmëritë tona janë te 10 mijë vota. Procesi ka qenë shumë i qetë. Asnjë incident.
Atë që ne kemi bërë që në fillim të fushatës. Vora ndryshe nga dy bashkitë e tjera e kishte për herë të dytë votimin elektronik.
Do marr dhe do vazhdoj punën nesër si çdo ditë tjetër. Projektet janë shumë të mëdha, na ndërtimi i një ujësjellësi të ri, mbylljen e të gjithë procesit të rindërtimit. Kemi kopshtin e ri që do të hapë dyert në shtator, shkollën e re”, tha ai ndër të tjera.
Blerim Shera u rizgjodh sërish në krye të Bashkisë së Vorës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
