E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja dhe Partizani e kanë sot festën e tyre

TIRANE-U luajtën dje shtatë nga tetë ndeshjet e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, që ishte edhe e fundit e këtij kampionati për këtë sezon futbollistik. Sfida Lushnja-Partizani, në të cilën do të jepet edhe trofeu i titullit kampion për skuadrën lushnjare, do të zhvillohet sot në "Roza Haxhiu".

Në këtë stadium pritet të jenë të pranishëm shumë tifozë, nga të dyja palët, për të përcjellë ballafaqimin e dy skuadrave që i kanë dhënë shumë futbollit tonë, por edhe që do të jenë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm. Lushnjarët dhe të kuqtë do të luajnë lirshëm, për të dhuruar spektakël në tapetin e ri të stadiumit. Në këtë javë të fundit të kampionatit kishin mbetur për t'u mësuar edhe emrat e dy ekipeve të tjera, përveç Naftëtarit dhe Gramshit, që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë. Besëlidhja ka marrë me vete fushë-krujasit e Ilirisë, teksa i ka mundur ata 3-1, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht Himara, që ka fituar në Elbasan me rezultatin 2-1. Kategorisë së Parë në sezonin e ardhshëm do t'i bashkohen Albeptroli dhe Veleçiku.

(d.b/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›