Turqia permbys rezultatin ndaj Bosnjes
Turqia ka arritur te rikthehet ne loje pas disavantazhit prej 1-0 si nikoqir i Bosnje dhe Herzegovines, per te shenuar fitore prej 2-1 ne fund te ndeshjes.
Boshnjaket kaluan ne epersi ne pjese te pare me golin e Edin Dzeko, qe ishte edhe goli i vetem i pjeses se pare te ndeshjes.
Por turqit te vendosur, arriten te rikthejne rezultatin per te shenuar fitore. Golin e barazimit per Turqine e shenoi Arda Turan, gjashte minuta pas fillimit te pjeses se dyte (51'), ndersa golin e fitores e shenoi Mevlut Erdinc, 15 minuta me pas (66').
Kampionet barazojne
Kampionet e Botes kane deshtuar te shenojne fitore ne udhetim si mysafire te Bullgarise, ndeshje kjo e rendesishme per Grupin e Tete ne kualifikimet per Kampionatin e ardhshem Boteror.
Edhe pse Azzuret kishin paralajmeruar se kjo ishte nje ndeshje te cilen duhej ta fitonin nese deshironin ta tregojne fuqine e tyre, ata nuk arriten te nxjerrin me shume se nje pike nga ky takim.
Me rezultat 1-1 ka perfunduar edhe takimi tjeter i ketij grupi ndermjet Gjeorgjise dhe Qipros. Nga ana tjeter edhe takimi i Grupit te Gjashte ndermjet Ukraines dhe Kroacise ka perfunduar pa gola, gje qe i jep nje perparesi Anglise e cila me heret e shkaterroi Kazakistanin me rezultat 5-1.
Switzerland 2-1 Latvia
Greece 3-0 Moldova
Luxembourg 1-3 Israel
Grupi 3
Poland 2-1 Czech Republic
San Marino 1-3 Slovakia
Slovenia 2-0 N.Ireland
Grupi 4
Finland 1-0 Azerbaijan
Wales 2-0 Liechtenstein
Germany 2-1 Russia
Grupi 5
Turkey 2-1 Bosnia-Herzegovina
Belgium 2-0 Armenia
Estonia 0-3 Spain
Grupi 6
England 5-1 Kazakhstan
Ukraine 0-0 Croatia
Grupi 7
Faroe Islands 1-1 Austria
Serbia 3-0 Lithuania
Romania 2-2 France
Grupi 8
Georgia 1-1 Cyprus
Bulgaria 0-0 Italy
Grupi 9
Scotland 0-0 Norway
Netherlands 2-0 Iceland