E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndëshkon opozitarin rus për protestë të palejuar

Politikani opozitar rus, Oleg Shein, i cili mori pjesë në protestat për dyshime të vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale për disa muaj, është dënuar me 20 mijë rubla ose 605 dollarë amerikanë.
 

Shein, kandidat në zgjedhjet lokale më 4 mars në qytetin Astrakhan të Rusisë, është shpallur fajtor për mbajtjen e një aksioni publik të palejuar nga autoritetet më 12 qershor. Shein tha se do të ankimohet ndaj këtij vendimi gjyqësor. Kështu, menjëherë pas miratimit të ligjit, nisi edhe zbatimi I tij. Pak ditë më parë, dhoma e lartë e Parlamentit Rus votoi pro një projektligji të debatueshëm, i cili rrit ndjeshëm gjobën për pjesëmarrjen në protesta të paligjshme. Në bazë të ligjit të ri, pjesëmarrja në manifestime për të cilën nuk është dhënë një leje nga policia, nga ndëshkimi prej 152 dollarësh në fuqi, tashmë do të gjobitet me 9 100 $ dhe deri 18 200 dollarë për organizatorë.
 

Projektligji u mbështet nga 132 senatorë, me vetëm njërin që votoi kundër dhe një të dytë që abstenoi. Rusia u trondit nga tre muaj protesta të fuqishme pas parregullsive që u regjistruan në zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe ato presidenciale në prill. Disa organizata ndërkombëtare dhe aktivistë pro-demokracisë në Rusi kundërshtuan ashpër ligjin e ri, të konsideruar si tejet shtypës dhe frikësues për të gjithë ata që marrin pjesë në manifestime anti-qeritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›