E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqit bombardojne sulm ne veri te Irakut

Avionë turq kanë filluar bombardimin e bazave të dyshuara të Partisë e Punës së Kurdistanit në veri të Irakut, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të shumëfishta që kanë tronditur Turqinë dhe që u kanë marrë jetën të paktën 24 ushtarëve. Në sulmet e njëpasnjëshme gjatë natës janë plagosur 18  ushtarë bëri të ditur ministria e brendshme. 

Media raporton përleshje të ashpra të shpërthyera mëngjesin e sotëm ndërmjet rebelëve kurdë dhe forcave të rendit e atyre të ushtrisë në zonat kufitare në  jug-lindje të vendit. Sulmet, në provincën me shumicë kurde Hakari, mendohet se kanë shkaktuar humbjen më të madhë në radhët e forcave të sigurisë ndër vite. Si kundërpërgjigje forcat e armatosura kanë penetruar në Irakun e veriut, ku janë bazat e rebelëve.

Në publik presidenti Abdullah Gul ka premtuar një "hakmarrje të madhe". Kryeministri Erdogan dhe ministri i jashtëm anuluan dy udhëtime të planifikuara jashtë shtetit si përgjigje ndaj gjakderdhjes. Sulmet vijnë një ditë pasi një shpërthim në provincën jug-lindore të Bitlis u mori jetën pesë policëve dhe la të plagosur tre të tjerë.

Rebelët kurdë kërkojnë autonomi më të madhe në juglindje të vendit dhe në sulmet e vazhdueshme që nga mesi i korrikut u kanë marrë jetën dhjetra të anëtarëve të forcave të sigurisë dhe të paktën 17 civilëve. Korrespondentët thonë se sulmet e fundit rebele do të shtojnë presionin mbi qeverinë për të hartuar një strategji më efektive për të luftuar PKK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›