Censusi drejt fundit rezultatet e para ne nentor

I paraprirë nga një fushatë e gjatë propagandistike pro dhe kundër censusit i popullsisë dhe banesave po i vjen fundi. I lakuar shpesherë si një mekanizëm në duart e poltikës dhe presioneve të shteteve fqinjë, për të tjetërsuar numrin e minoriteteve në vend, janë historianë, politikanë, por dhe qytetarë ata të cilët flasin për parregullsi në regjistrim. Përballë tyre shoqatat e minoriteteve vazhdojnë te denoncojne tentativën për tkurrjen artificiale të numrit.
"Është një ligj i bërë nën presion, i imponuar nga shteti grek për të ndryshuar hartën etnike të Shqipërisë", tha Pellumb Xhufi historian. "Thonë që kanë pasur prindërit grekë, por vendlindjen e kanë patur në Shqipëri dhe unë vetëm këtë kam të përfshirë në formular të shënojë vetëm se ku ka lindur vetë personi dhe jo origjina", thotë një anketuese e INSTAT.
"Këtu thotë shumë qartë që gjyshi im është lindur në Greqi, xhaxhai im është lindur në Greqi, po dhe babai im i lindur në Greqi. Unë do të regjistrohem sepse jam e ardhur që andej", thotë një minoritare. "Ne jemi minoritarë këtu. Po qe se nuk është që të deklarojë etninë, edhe besimin fetar, nuk marr pjesë", thotë një tjetër minoritar.
Në nëntor, INSTAT parashikon të nxjerrë rezultatet paraprake të regjistrimit. Numrin e saktë të popullsisë ne vend, raportin femra-meshkuj dhe të dhëna të tjera të përgjithshme. Në një listë të vecantë do të shënohen dhe emrat e familjarëve në emigracion. Të dhënat do të krahasohen më pas me me ato të shteteve të tjera. Kjo është një praktike ndërkombëtare e krijuar për të shmangur numërimin e dyfishtë në nivel botëror. Përpunimi final i informacionit të mbledhur nga formulari me 40 pyetje, do të përfundojë në fund të 2012-ës.
Elona Gjylmi