E Shtunë, 31 Tetor 2026

Empoli, Livorno e Parma për Edgar Canin

Shqiptari Edgar Cani po bën
një paraqitje shumë të mirë
në radhët e Palermos gjatë kësaj
faze përgatitore, ku po shënon
gola thuajse në të gjitha ndeshjet
miqësore. Duke parë formën shumë
të mirë të sulmuesit shqiptar
(20 vjeç), "Stadionews" ka intervistuar
dje Domeniko Skopelitin,
menaxherin e tij: "E ka nisur këtë
fazë përgatitore me vendosmëri
dhe bindje, e thënë ndryshe, e
ka me këmbën e mbarë. A do
të qëndrojë te Palermo sezonin
tjetër? Kjo është ëndrra e tij, por
ai qëndron me këmbë në tokë.
Për momentin kemi oferta si nga
Seria A ashtu edhe nga Seria B,
si për shembull Empoli, Parma
e Livorno. Edgar e di mirë se me
shumë mundësi një tjetër vit në
formë huazimi do t‘i bënte mirë,
por nëse do të duhej të qëndronte,
kjo do t‘i bënte të lumtur", ka
përfunduar menaxheri i talentit
shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›