Tus Koblenz i shqiptarëve humbet 2-0

Koblenz (Gjermani)- Debutim me humbje për Njazi Kuqin me fanellën e Tus Koblenz, por edhe për Fatmir Vatën. Tus Koblenz humbi 0-2 testin kundër Wehen Wiesbaden përballë dicka më shumë 500 shikuesish.
Shqiptari me pasaportë finlandeze Njazi Kuqi luajti në fakt, luajti vetëm në pjesën e parë ( u zëvendësua në minutën e 46-të nga Daham. Kuqi dha disa krosime të bukura, por që nuk u shfrytëzuan nga shokët e tij të ekipit dhe pati edhe një mundësi për të shënuar.
Sulmuesi veteran Fatmir Vata u aktivizua deri në minutën e 67-të i zëvendësuar nga Forkel. Në të takim shqiptaro-malazezi Ardian Gjokaj luajti deri në në fund të pjesës së parë, ndërsa shqiptaro-maqedonasi Artim Pollozhani hyri si zëvendësues në minutën e 75-të në vend të Fernandez.
Pesë minuta përpara përfundimit të ndeshjes, Artim Pollozhani kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por gjuajtja e tij e lirë nga 17 metra përfundoi ngjitur me shtyllën e djathë pingule.
Albania Sport