Futbollistët shqiptarë në Suedi: Harbuzi, Bajrami, Memelli

Agim Salihu, Goteborg, Suedi
Numëri i lojtarëve shqiptarë ne futbollin suedez po vjen duke u rritur. Disa prej tyre premtojnë shumë në të ardhmen. Shumë prej këtyre talenteve janë te ri, të lindur kah fundi i viteve te 80-ta. Shumica prej tyre vinë nga trevat e Kosovës të cilët u përndoqën nga okupatori serb kurse disa janë të lindur këtu. Shpresa ime si dhe shumë bashkëatdhetarëve është qe këta djelmosha një ditë ta veshin fanellën e Kombëtares të Shqipërisë ose Kosovës e cila do të formohet së shpejti. I ftoj drejtuesit e Kombëtares shqiptare qe së paku ti vëzhgojë disa prej tyre, se ndoshta nesër bëhet vonë. Ata mund ta zgjedhin Kombëtaren e Suedisë, por nëse ekziston interesimi i Federatës tonë kjo ndoshta nuk do të ndodhë. Disa prej tyre kanë luajtur më ekipin U21 të Suedisë, nuk di nëse kjo është ndonjë pengesë per ta veshur fanellën kuqezi. Njëri prej tyre është Labinot Harbuzi (ne foto) i cili luan ne Malmö FF, një ekip i madh në futbollin suedez. Labinoti është mesfushor por mundet me luajë edhe ne pozicione tjera. Ky djalosh 21 vjecar është shumë i talentuar, ka qenë pjesë e Akademise së Feyenoord 2001-2006 dhe po asht ka luajtur për ekipin e ligës dytë holandeze SBV Excelsior. Talenti i radhës quhet Emir Bajrami është 19 vjet luan për Kampionin e vitit te kaluar të Suedisë IF Elfsborg. Debutimi i tij ishte sukësesshëm, ai shënoi një gol dhe luajti shumë mirë. Emiri luan si mësfushor i majtë. Ka edhe disa të tjerë për ti cilët do të shkruaj ndonjë herë tjetër. Kurse sa i përket Migen Memellit i cili po ashtu luan ne ligen e parë të Suedisë (Allsvenskan) më ekipin GAIS nuk kishte një vit të mbarë. Ai nuk arriti te shënoj në kampionat ndonjë gol, përkunder kësaj ai tregoi lojë te mira dhe fati disi i mungojë në shumë raste. Sistemi i i lojës ishte i tille dhe nuk i përshtatej Migenit. Tash Memelli ka një trajner tjetër dhe sistemi i lojës do të ndryshojë. Kam besim qe ai do ta gjejë veten dhe ti tregojë aftësite e tij kur të fillon kampionati në pranverë. LOJTARET SHQIPTARE NE SUEDI Labinot Harbuzi Datëlindja: 86-04-04 Klubi: Malmö FF Pozicioni: Mësfushor Emir Bajrami Datëlindja: : 88-03-07 Klubi: IF Elfsborg (Borås) Pozicioni: Mësfushor i majtë Migen Memelli Datëlindja: : 80-04-25 Klubi: GAIS ( Göteborg) Pozicioni: Sulmues