E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi leket e energjise, 2 vjet burg punonjesit te Postes

Fier- Pervetesoi 1.7 milione leke nga OSSH-ja per dy vjet me radhe, duke mos arketuar parate e faturave te energjise elektrike, denohet me dy vjet burg ish-punonjesi i Postes Shqiptare. Gjykata e Fierit dha dje vendimin ne ngarkim te te pandehurit Namik Xhemalaj, banues ne fshatin Visoke te Ballshit, i cili u gjykua ne gjendje te lire pas arrestimit nje vit me pare, ne baze te denoncimit te organit te demtuar financiarisht. Vendimi eshte dhene nga gjyqtarja kryesuese Nafije Curri, pas pretences se prokurores Alma Kola, duke mos levizur asgje nga kerkesa, madje duke shtuar gjoben me 100 mije leke. Te pandehurit i eshte pranuar gjykimi i shkurtuar ne baze te akteve te prokurorise dhe pendeses se shfaqur, kurse avokatja mbrojtese Rozeta Plaku, kerkoi nga trupi gjykues pafajesi. Ne perfundim te procesit jane dhene 2 vite burg, 600 mije leke gjobe dhe 2 vjet mos ushtrim te funksionit dhe duke zbatuar gjykimin e shkurtuar, Xhemalaj do te vuaje 1 vit e 4 muaj heqje lirie, 400 mije leke gjobe dhe te njejten mase te mos aktivizimit si zyrtar. Me 23 dhjetor te vitit 2008, OSSH-ja ka denoncuar arketarin e Postes qe kishte per detyre te mblidhte dhe faturat e energjise elektrike ne disa fshatra. Pergjate periudhes 2005-2007 Xhemalaj ka pervetesuar 1,7 milione leke, duke mos i arketuar ne OSSH dhe duke plotesuar ne menyre fiktive librezat e abonenteve. Menjehere ndaj tij u ngrit akuza e "vjedhjes duke shperdoruar detyren". Ish-punonjesi i Postes Shqiptare pas ndalimit nga policia pranoi akuzen, pasi ne Operatorin e Sistemit te Shperndarjes figuronte shuma e lekeve si deficit. Nga hetimi qe ka kryer prokuroria, e cila lejoi gjykimin ne gjendje te lire te akuzuarit, u zbulua se nga tetori 2005, deri ne dhjetor 2007, nuk ishte arketuar shuma e mesiperme e lekeve dhe pergjegjesia binte mbi ish-punonjesin e Postes. Ne verifikimet e kryera tek banoret abonente ne zonen e Ballshit u konstatua se librezat ishin te plotesuara nga Xhemalaj, por leket te padredhura. Sipas dosjes hetimore, faturat e energjise varionin nga 500-5000 leke. Si prova materiale ne ngarkim te Namik Xhemalajt kane sherbyer librezat e energjise elektrike te abonenteve dhe procesverbalet e OSSH-se dhe KESH-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›