Twitter “vret” Fidel Castron

“Fideli vdiq”.
Kjo porosi e lëshuar në Twitter ka bërë që ky rrjet social të shpërthente nga komentet.
Aq më tepër pas porosisë, në të cilën u theksua se, “Cuba Press konfirmoi vdekjen e Castros dhe pritet që të zyrtarizohet vdekja e tij”.
Në rrjet u hodh edhe një foto e Castros të shtrirë në krevat dhe pa jetë.
Por, e gjitha kjo ka qenë e pasaktë.
Nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh në Twitter, pasi edhe në shtator, në këtë rrjet u përhap lajmi për vdekjen e Castros, i cili u përgënjeshtrua më pas.