E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali nuk bën përforcime

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend ta përforcojë ekipin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri portugez ka njoftuar se do ta vazhdojë sezonin me skuadrën e njëjtë, siç ka bërë edhe në të kaluarën. ‘Special One’ ka bërë me dije po ashtu që nuk planifikon ta shesë asnjë lojtar gjatë dimrit.

“Nuk kam kërkuar nga kryesia ndonjë lëvizje, sa i përket përforcimeve. Po ashtu, kam qenë i qartë rreth faktit se nuk dëshiroj që asnjë lojtar të largohet. Lojtarët e dinë këtë, po ashtu edhe udhëheqësit e klubit. Dëshiroj ta filloj dhe ta mbyll sezonin me të njëjtin ekip dhe me të njëjtit lojtarë në dispozicion”, deklaroi trajneri portugez.

Këto deklarata e qetësojnë sadopak dyshen Leite Kaka e Gonzalo Higuain, të cilët mund të largohen nga Santiago Bernabeu vetëm gjatë verës së këtij viti. Ish trajneri i Portos, Chelseas dhe Interit ka folur edhe për ndeshjen e Copa del Rey, të cilën ‘Los Blancos’ do ta zhvillojnë kundër Malagas.

“Gjatë verës kanë bërë investime të mëdha, kështu që pronarët e rinj dëshirojnë ta ngrisin këtë klub. Kupa kombëtare është sigurisht një objektiv i tyre, por edhe i yni”, vijoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›