E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë telashet për presidentin gjerman

Përpjekja e presidentit gjerman, Christian Wulff, për të ndaluar në mes të dhjetorit publikimin e parë të hulumtimeve të bëra nga gazeta "Bild" lidhur me financimin e shtëpisë së tij private, është përballur me kritika të ashpra nga shoqatat e gazetarëve.

Organizata DJV deklaroi se kjo ka të bëjë me lirinë e mendimit, se edhe presidenti duhet përfshirë në një raportim kritik. Sipas gazetës "Bildt", Wulff më 12 dhjetor i kishte dërguar me një porosi të gjatë në kutinë elektronike postare të telefonit mobil një lajm shefit të redaksisë, Kai Diekmann.

Në këtë porosi të tij presidenti kishte shprehur indinjatën lidhur me hulumtimet për kredinë e shtëpisë së tij dhe kishte kërcënuar me pasoja penale redaktorin përgjegjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›