E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta në Afganistan, OKB: Numri i viktimave, tragjike

Organizata e Kombeve të Bashkuara theksoi se muaji maj ishte muaji më vdekjeprurës për civilët afganë që prej vitit 2007.

OKB-ja thekson se elementët anti-qeveritarë ishin përgjegjës për vrasjen e 82 për qind të civilëve që humbën jetën.

Ndërkohë forcat pro -qeveritare dhe ato të NATO-s kanë shkakuar vrasjen e 45 civilëve gjatë këtij muaji.

Lajmi vjen në një kohë që sulmet kryengritëse shkaktuan 18 viktima në Kandahar, shumica e të cilëve ishin civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›