E Diel, 1 Nëntor 2026

Tyrbja e Skënderbeut në Lezhë, një realitet apo një fantazi?!

Tyrbja e Skënderbeut në Lezhë...
Për  temën konkrete jemi te dekadat e fundit të okupacionit të stërzgjatur turko-osman. Ngritja e objekteve të kultit islam, me të gjitha tarikatet e tij, siç dihet e shoqëroi pushtimin turko-osman qysh nga fillimi. Mbi ish objektet më të rëndësishme të fesë kristiane, duke shfrytëzuar ndërtesat e tyre, siç edhe materialet e objekteve të antikitetit, dalëngadalë xhamitë, teqet etj, okupuan të gjitha qendrat dhe pikat më qendrore të qyteteve dhe fshatrave më të rëndësishme të vendit tonë. Ky është një realitet i dukshëm dhe nuk ka përse të keqkuptohet. Edhe fakti se vetë babai i Skënderbeut Gjon Kastrioti ka qenë mysliman bektashi-dervish, siç edhe vetë Skënderbeu para vitit 1444, nuk ka qenë një fantazi, por një realitet. Për të plotësuar diçka më shumë për horizontin dhe kuriozitetin e lexuesve, se çfarë batërdie është bërë në territorin e vendit tonë, unë do ti kisha rekomanduar një libër të vogël, por të sintetizuar dhe të ilustruar shkëlqyeshëm, botuar nga Hasan Ulqini. Aty ndër të tjera, shkruhet: Pushtuesit osmanë zhdukën dhe dogjën mjaft dokumente dhe libra të vjetra me vlerë. Mark Skura, kryepeshkopi i Durrësit, ankohej për librat me  shumë vlerë që dogjën të pabesit turq, kur dogjën katedralen e Krujës... statujat, afresket, mozaikët etj, u shkatërruan ose u modifikuan në objekte kulti islame, sepse sipas konceptit fetar islamik ishte përdhosje të rafigurohej njeriu. Ibrahim Pashë Vrioni i Beratit, tërhoqi nga një monument mortor në formë tempulli, në Apoloni, më se 70 qerre me gurë, statuja dhe mermer të skalitur për ndërtimin e sarajeve. Edhe teqia e helvetive në Berat ishte ndërtuar me këtë material, që u morën nga ky tempull... (H. Ulqini, Grabitës të Monumenteve, bot. 1980, f 12-13 etj.)
Në gazetën Sot, (28 prill 2009) unë kam botuar disa kujtime të babait tim Gj. Luka, në kohën kur po punohej për filmin Skënderbeu, më 1953. Aty ka një nëntitull Ngrihet tyrbeja e Skënderbeut në Lezhë.  Këtu më duhet të bëj një sqarim. Së pari dhe kryesisht, kam pasur parasysh ngritjen e Memorialit si një lloj Tyrbeje, pa eshtrat brenda, më 1968, sipas udhëzimeve e shijeve të Diktatorit  Enver Hoxha. Aty ka qenë një ish kishë, e cila ishte kthyer në një xhami. Kjo xhamia Selimie, deri aty nga 1967, ishte funksionale dhe mjaft solide edhe si ndërtim edhe si minare. Më 1968 xhamia Selimie iu nënshtrua gërmimeve arkeologjike dhe u restaurua! Nga ky operacion kirurgjikal, u hoq pa asnjë nevojë edhe çatia edhe minarja dhe kështu rezultoi një objekt i shpërfytyruar si një mbeturinë e shkatërruar pas një bombardimi ajror, i ripagëzuar me emërtimin Memoriali i Gj. K. Skënderbeut! Turistët e huaj dhe brezi i ri shqiptar, që nuk e dinë këtë fakt, me të vërtetë se do ta keqkuptonin se turqit ia kishin përdhosur vendvarrimin Skënderbeut deri në këtë gradë. Dhe e vërteta tashti ishte se, këtë masakër të re shkatërrimtare, siç edhe plot të tjera i kreu revolucioni komunist-hoxhian. Me atë rast, ishte ripërsëritur edhe një çnderim tjetër, duke i prishur disa varreza duke i hedhur drejt e në lumin Drin, eshtrat e disa qytetarëve të vjetër myslimanë të Lezhës. Siç, shkruhej qysh nga Barleti, eshtrat e Skënderbeut ishin nxjerrë, ishin bërë hajmalira, sipas një nderimi specifik oriental turk etj. Më 1967, në gërmimet arkeologjike në xhaminë Selimie,  së pari po kërkohej ndonjë lloj gjurme e shndërrimit të kishës në xhami dhe nëse mund të vërtetohej se konkretisht kjo kishë kishte qenë e Shën Kollit, e ish vendvarrimit të Skënderbeut. Ishte shumë e dyshimtë nëse do të gjendeshin aty eshtra të Skënderbeut dhe as ndonjë tyrbe brenda saj. Në të gjitha hipotezat e studimit, natyrisht se pikësëpari  duhej hipotezuar se ndoshta Skënderbeut ia kishte ngritur një tyrbe Sulltan Mehmeti II, mbas vitit 1478. Kjo hipotezë, e ka një pikëbazim, për derisa, siç e kemi sqaruar, se flitej për një nderim nga jeniçerët dhe jo për një blasfemi vendvarrimi (me gjithë shkatërrimin, transformimin dhe pastrimin e vetë objektit si kisha e Shën Kollit). Siç dihet, tyrbe për ish dinjitarët e klerikët e shquar të pushtimit turko-osman, ka pasur me dyzina si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë e Maqedoni.  Ballaban Pashë Badera, përshembull deri vonë, ka pasur dy tyrbe, njërën në afërsi të Tiranës dhe tjetrën në Maqedoni. Tyrben e tij në Shqipëri, e prishi tërbimi enverhoxhist, në zbatim të idesë së E. Hoxhës,  për ta paraqitur Shqipërinë si një vend jo fort besimtar, jo fort fanatik islam dhe si një vend afetar nga natyra. Siç e kemi shkruar, këtë idenë e tyrbeve e kishte diskutuar edhe skenaristi M. Papava, por më konkretisht e më të formuluar e kishte shfaqur më 1953 regjisori sovjetik S. Jutkjeviç. Regjizori sovjetik S. Jutkjeviç, në specifikën orientale islame, gjente një krahasim me nderimin me një tyrbe, si ai nderimi i Profetit Isa në Jeruzalem etj. Dhe diçka rreth ekzistencës së ndonjë tyrbeje reale u tentua të hetohej aso kohe në Lezhë, mirëpo nuk qe e mundur të nxirrej ndonjë e dhënë konkrete. Tani, unë mendoj se, në të gjitha variantet e mundshme,  nuk përjashtohet edhe mundësia, që ndonjë ish tyrbe e vitit 1478, të ishte shkatërruar në kohën e Bajazit II, apo të Selimit dhe se ndonjë tyrbe tjetër mund të  ishte  rindërtuar më pas përsëri. Kohët e fundit, sipas kërkimeve në internet, në katalogun e punimeve të piktorit anglez Richard Caton Woodville (1856-1927) kam gjetur të dhëna me mjaft interes, për një pikëbazim real.  Përgjatë luftës ruso-turke, që shpërtheu me 24 prill 1877, ky piktor ushtarak u ngarkua me misionin e pikturimeve të skenave të betejave të ndryshme.  Është shumë e sigurtë, se ky piktor kaloi nëpër territorin e Malit të Zi dhe të Ulqinit, Shkodrës dhe Lezhës, porse deri tashti, mbetet me dyshim nëse ndonjë pikturë, e ka skicuar, para apo pas kthimit nga lufta ruso-turke. Këtu do të ilustrojmë tre riprodhime pikturash. Në pikturën e parë, sipas katalogut dhe vetë shënimit të autorit, kemi një skenë të jetës qytetare shkodrane myslimane, në lagjen poshtë kalasë. Ky ish realitet na kujton pak a shumë,  ato skenat e Afganistanit. Një pikturë e dytë, bërë në Lezhë, që mban datimin fillestar në Katalog të vitit 1880, përbën një çështje mjaft kurioze. Hë për hë, nuk mund të them nëse  çështja e tyrbes ngrihet për herë të parë, apo nëse e ka ngritur e botuar këtë interpretim më përpara ndonjë autor tjetër. (Shih riprodhimin e nxjerrë nga interneti)  E sigurte është se kjo pikturë është riprodhuar, për publikun shqiptar në faqen e internetit Forumi Shqiptar, por aty nuk ka ndonjë lloj specifikimi dhe interpretimi si një Tyrbe, dervishësh të sektit bektashi. Këtë pikturë detyrimisht duhet ta krahasoj me një pikturë tjetër (sipas kumtimit të Fatmir Juka, në MH. Shkodër), të një ribotimi në një album, nga piktori i njohur F. Hudhri. (F. Hudhri, Albania and Albanians in Word Art, Athens, 1990, f 220). Mbi bazën e të dy pikturave, që padyshim duhet të jenë skicuar në të njëjtën kohë, rezulton se kemi të njëjtin objekt, një tyrbe me pamjen nga brenda dhe nga jashtë. Edhe vetë guri është një modë dhe formë islame. Disa objekte kulti bektashiane dhe tyrbe ka pasur edhe në Shkodër, si Tyrbja e Baba Mujos, teqeja te ish kisha e Zojës së Shkodrës, të cilat ishin shkatërruar me kohë. Për këtë teqe, te ish kisha e Zojës së Shkodrës, ka një dokument, që tregon se ishte e ndërtuar me shtylla mermeri etj. Shtrohet çështja:  te pikturat e R. C. Woodville, kemi një riprodhim besnik të një objekti që ka ekzistuar realisht në Lezhë, apo kemi një deformim të ndonjë tyrbeje tjetër, apo mos kemi edhe një sajim fantazi të piktorit për sensacion?! Mendoj se kjo mbetet e diskutueshme dhe se kërkon sqarime të mëtejshme, hë për hë.  Që të jenë prishur objekte bektashiane dhe që të jenë përndjekur dervishët dhe bektashinjtë në Shqipëri, ka disa të dhëna, por ka edhe ekzagjerime të përfolura. Ushtria ruse pasi theu fortifikatat e Danubit, Silistrisë etj, po avanconte duke i shkaktuar disfata ushtrisë së demoralizuar turke, me gjithë rezistencën fanatike të reparteve arnaute dhe të rekrutimeve të tjera jo turke. Kur ushtria ruse po marshonte drejt Stambollit dhe ngushticave, u bë Traktati i Shën St

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›