Shqipëria tani ka një kampionat për femra
Më në fund ka marrë jetë një tjetër eveniment në futbollin shqiptar. Bëhet një risi, siç është futbolli i femrave në vendin tonë, i cili dje ka njohur edhe zyrtarisht fillimin e kampionatit të parë kombëtar. Në edicionin e parë do të marrin pjesë vetëm 7 skuadra, gjeografia e të cilave përfshin disa rrethe të Shqipërisë. Dje pasdite janë luajtur ndeshjet e javës së parë të kampionatit të futbollit për femra, ku u vërejt një nivel i kënaqshëm futbolli, nëse marrim parasysh faktin se është eveniment i ri në Shqipëri. Nga rezultatet e javës së parë spikat fitorja e thellë e Tiranës, e cila ka mundur 9-0 skuadrën Albx. Ndërsa ekipi tjetër kryeqytetas Sport-Tirana pësoi një humbjen 0-2 ndaj Memaliajt. Jubani-Dardania u nda me rezultatin 2-1 për në favor të vajzave shkodrane. Ndërsa ekipi tjetër The Door ishte pushim.
A. M
A. M