E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet babai i Runit, për baste të paligjshme

Babai i futbollistit të famshëm të Mançester Junajtid, Uejni Runit, u vendos në pranga ditën e djeshme, i dyshuar si anëtar i një rrjeti bastesh ilegale. 48-vjeçari u arrestua në banesën e tij, në zonën e Derbit Lindor, në Liverpul. Së bashku me babain e futbollistit, u arrestua edhe xhaxhai i tij, Riçi, ndërsa numri total i atyre që janë vendosur në pranga si anëtarë të këtij klani shkon në nëntë. Ekzistojnë prova se të pandehurit kanë ndikuar në fiksimin e një ndeshjeje të kampionatit skocez, midis Mathëruellit dhe Hartsit, dhjetorin e shkuar. Mesfushori i Mathëruellit, Steve Jenings, gjithashtu figuron midis të akuzuarve, pasi mendohet se ai hyri në fushë me qëllimin që të ndëshkohej me karton të kuq "ndonëse anëtarët e rrjetit janë shpërndarë në të gjithë Britaninë, ndeshjet e Premier League duken të pastra" thekson zëdhënësi i “Scotland Yard”. Ai e përfshiu ndeshjen në protesta të vazhdueshme dhe në ndërhyrje të rënda, që sollën përjashtimin e tij nga loja gjatë pjesës së dytë. Pavarësisht se lajmi i bujshëm i arrestimit të babait të Runit ka vendosur menjëherë në dyshim edhe të birin, një zëdhënës i policisë saktësoi se ndërsa të arrestuarit janë shpërndarë në të gjithë Britaninë, provat janë të përqendruara vetëm në ndeshjet e kampionatit skocez dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar për momentin se rrjeti mund të ishte i shtrirë edhe në Premier League. Federata Skoceze e Futbollit, në një deklaratë, shprehu keqardhjen për këtë lajm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›