E Shtunë, 31 Tetor 2026

France-Shqiperi 3-0, deshtim i paralajmeruar

/* */

Një Shqipëri me shtatë mungesa dhe thuajse në një version “B” nuk rezistoi më shumë se 11 minuta përballë Francës, në humbjen 3-0, në një “Stade de France” prej 80 mijë shikues.

Kjo ishte humbja e katërt rresht e “djemve” të Josip Kuzhesë në eliminatoret e Euro 2012-s dhe e katërta përballë “gjelave” në po aq ndeshje historike. Kombëtarja nuk ja doli të përballojë presionin e fortë të lojtarëve të Lorent Blankut, duke mos e rrezikuar thuajse asnjë herë portën e mbrojtur nga kapiteni Hugo Loris.

Në të kundërt, gardiani i përfaqësueses sonë, Samir Ujkani, dëshmoi se është ende i papjekur në për të përballuar ballafaqime të nivelit të lartë. Teknika e lartë bluve dhe alternimi i qartë i veprimeve ofensive të udhëhequr nga ylli i Mançester Sitit, Samir Nasri, zhvlerësuan lojën mbrojtësë me pesë lojtarë të Shqipërisë. Franca hyri në lojë shumë shpejt, duke shënuar qysh në minutën e 11-të me anë të mesfushorit të Çelsit, Florent Maluda, i cili shfrytëzoi një pasiguri të Samir Ujkanit. 1-0. Në të 38’, një këmbëngulje e gjatë e Samir Nasrisë, i cili vallëzoi midis katër lojtarëve shqiptarë, ofroi një pasim të artë për sulmuesin e Marsejës, Luak Remi, diagonalja e të cilit u ndihmua edhe një devijim me thembër i Ujkanit, shumë i pasigurt në daljen e tij. 2-0 në minutën e 38-të. Thuajse skenari i luajtur në “Qemal Stafa”, por me ndryshimin e vetëm se Karim Benzema dhe M’Vila realizuan në minutat e 11-të dhe të 18-të. Një Shqipëri totalisht e paqartë dhe e dorëzuar, me vetëm një gjuatje nga larg të 19-vjeçarit Odise Roshi dhe një tentative të Hamdi Salihit, me këtë të fundit që nuk shfrytëzon dot një goditje këndi të Klodian Duros.

Me shpresën për të ndryshuar diçka, Kuzhe hodhi në fushë Bakajn, Januzin dhe Lilajn, por Franca gjeti kohë për të realizuar golin e tretë me anë të mbrojtësi të Lionit, Antoni Revejer (66’). Të martën, Shqipëria do të presë në “Qemal Stafa”, Rumaninë, në ndeshjen e fundit të edicionit eliminator të Kampionatit Europian 2012.
 
Bosnjë-Luksemburg 5-0
 
Bonjë-Hercegovina shkatërroi 5-0 Luksemburgun, duke ruajtur diferencën prej një pike pas Francës dhe vendin e dytë. Ndeshja u mbyll brenda 51 minutave, periudhë kohore ku u shënuan edhe të pesë golat e boshnjakëve: Xheko 12’, Misimoviç 15’ dhe 22’, Pjaniç 36’ dhe Medunjanin 51’.
 
Rumani-Bjellorusi 2-2
 
Rumania dhe Bjellorusi ndanë nga një pikë në barazimin 2-2, por që nuk i vlejti asnjërës. Adrian Mutu realizoi dy gola për rumunët (19’ dhe 51’, me penallti), ndërkohë që Kornilenko (45’) dhe Dragun (84’) shënuan për bjellorusët. Rumania do të luajë ndeshjen e ardhshme me Shqipërinë.

EURO 2012, GRUPI D
 
7 tetor 2011
Bosnjë-Luksemburg    5-0
Rumani-Bjellorusi    2-2
Francë-Shqipëri      3-0
 
RENDITJA
1. Franca            20
2. Bosnja            19
3. Roumania          13
4. Bjellorusia       13
5. Shqipëria         8
6. Luksemburgu       4
 
ELIMINATORET EURO 2012
NDESHJET DJE
 
GRUPI A
Azerbajxhan-Austri   1-4
Turqi-Gjermania      1-3
Belgjikë-Kazakistan  4-1
 
GRUPI B
Armeni-Maqedoni     4-1
Sllovaki-Rusi        0-1
Andorrë-Irlandë      0-2
 
GRUPI C
Irlandë V.-Estoni    1-2
Serbi-Estoni         1-1
 
GRUPI D
Bosnjë-Luksemburg    5-0
Rumani-Bjellorusi    2-0
Francë-Shqipëri      3-0
 
GRUPI E
Finlandë-Suedi       1-2
Holandë-Moldavi      1-0
 
GRUPI F
Letoni-Maltë         2-0
Greqi-Kroaci         2-0
 
GRUPI G
Uells-Zvicër         2-0
Mali i Zi-Angli      2-2
 
GRUPI H
Qipro-Danimarkë      1-4
Portugali-Islandë    5-3
 
GRUPI I
Çeki-Spanjë          0-2

Duro barazon rekordin e Lalës
 
Klodian Duro, me aktivizimin e djeshëm kundër Francës, brazoi rekordin e kapitenit Altin Lala, përsa u përket ndeshjeve me Kombëtaren. Mesfushori i Tiranës dhe ai Hanoverit në Gjermani e kanë veshur fanellën 78 herë. Ervin Skela (75) dhe ish-portieri Foto Strakosha (73) janë dy lojtarët e tjerë me më shumë ndeshje.
 
 
TOP-10 AKTIVIZIMET
 
Lojtari              N    G
1    Altin Lala      78   3   
2    Klodian Duro    78   6   
3    Ervin Skela     75   13  
4    Foto Strakosha 73   0   
5    Igli Tare       68   10  
5    Alban Bushi     68   14  
7    Altin Haxhi     67   3   
8    Altin Rraklli   63   11  
9    Erion Bogdani   62   15  
10   Rudi Vata       59   5   
 
TOP-10 GOLASHËNUESIT
 
Lojtari              G    N         
1    Erjon Bogdani   15   63  
2    Alban Bushi     14   68  
3    Ervin Skela     13   75  
4    Altin Rraklli   11   61  
5    Sokol Kushta    10   31  
5    Igli Tare       10   68
7    Adrian Aliaj    8    29  
8    Hamdi Salihi    8    36  
9    Bledar Kola     6    39  
9    Klodian Duro    6    78  
10   Edmond Kapllani 6    34  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›