E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boks/ Albi Sorra, suksesi i kuqezinjve

Kampionati Boteror i kadeteve, i cili vazhdon te zhvillohet ne Antalia te Turqise, dje ka dhene fitoren e dyte per kombetaren e Shqiperise. Suksesi perseri ka emrin e Albi Sorres, talenti i te cilit jo vetem vijon te dale ne pah ne cdo ndeshje, porse boksi shqiptar me te duket me shume se i sigurte per medalje. Ka marre medaljen e bronzit ne Shqiperi, kjo ne Europianin e kadeteve, ndersa nje shans te tille e ka dhe ne Boterorin e U 17, qe do te thote se eshte nder te vetmit e te radhet e sportit te "dorezave" qe mund ta zbardh faqen ne cdo aktivitet nderkombetar. Keshtu ngjau dhe dje, kurse Albi Sorra eshte suksesi i kuqezinjve.

Sorra "ha" dhe gjeorgjianin Gogiashvili

Shorti i hedhur i ka caktuar Albi Sorres gjeorgjianin Guram Gogiashvili. Nje tjeter ndeshje e bukur e boksierit tiranas, i cili fale grushtave te sakte dhe te drejte, por dhe nje mbrojtje solide, ka arritur te fitoje me gjeorgjianin. Ndeshja mes tyre eshte ndare me pike, 21 11 per Sorren, qe do te thote se ne te tre raundet nga dy minuta gjeorgjiani eshte perpjekur ta befasoje boksierin tone. Por, si gjithnje, i shquar ne racionalitetin e shperndarjes se forcave, Sorra ka ditur te ruhet dhe ne fund fitorja i ka buzeqeshur atij. Eshte suksesi i dyte per te, por dhe per Shqiperine, kur perpara dy ditesh, po ne peshen 60 kg, ai pat mundur marokenin Tsamanin, serish me pike. Sot do te jete ne turin gjysmefinal, aty ku duket se per kundershtar do te kete: Denis Lazarev (Ukraine, kampion evrope per kadetet), Havier Molina (SHBA) dhe Nurdalet Zharmanov (Kazakistan). Nje gje eshte e sigurte, minimalja e dyluftimit ne turin gjysmefinal eshte medalja e bronzit, sepse ate e merr si vendi i trete, ashtu dhe i katerti. Megjithate, me keto dy fitore, duke shpresuar ne nje te trete dhe ne daljen ne finale, Albi Sorra i ka zbardhur faqen boksit shqiptar...

Marvin Koci nuk e perballon dot rusin Dmitri Bivol

Shqiperia ne boks, ashtu sic ka buzeqeshur me Sorren, ashtu dhe eshte hidheruar, kur dje, ne Boterorin e kadeteve, eshte pesuar dhe humbja e trete. Nese Enea Kovaci dhe Nenderland Bardeli jane mundur denjesisht dhe me pike, per Marvin Kocin, boksier i pehes 75 kg, nuk mund te thuhet nje gje e tille. Shansi i tij i keq, ndersa shorti e ka vene perballe kampionit te Evropes ne peshes 75 kg, rusit Dmitri Bivol. Ndeshja eshte nderprere, ndersa rusi Bivol ka fituar me RSCO, qe do te thote nje diference pesembedhjete pikesh brenda dy raundeve te para. Kjo ka qene situata e Kocit, i cili kete e kishte perballjen e dyte me rusin Bivol, me te cilin dhe ne Europianin e kadeteve eshte ndare ne te njejten situate. Perfundimisht eshte eleminuar dhe Koci, ndersa vemendja eshte tashme te Albi Sorra.
Gj.Vyshka
(Sport Ekspres)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›