E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alcani largohet nga Teuta

Mbrojtesi lezhjan Alert Alcani ka lene hotelin ku eshte grumbulluar skuadra durrsake, duke vendosur qe ne sezonin e ardhshem te mos luaje me Teuten, por te aktivizohet ne nje skuader tjeter. Duket se ardhja e disa lojtareve mbrojtes gjate ketyre javeve si, Brahja, Vrapi dhe Tetova, nuk i ka lene hapesirat e duhura Alcanit. Ndonese nje mbrojtes cilesor dhe me eskperience, lezhjani nuk e kishte te lehte, sepse rikthehej ne fushe pas demtimit te rende qe pesoi sezonin e kaluar. Vete lojtari shprehet se do te kishte deshiruar shume te kontribuonte per Teuten kete sezon, por konkurrenca jo e vogel qe eshte ne prapavije nuk do t'i linte shume mundesi per t'u aktivizuar. "Dua t'i falenderoj drejtuesit durrsake per mundesine qe me dhane per te qene serish ne ekip kete sezon. Ata deshironin qe une te vazhdoja te qendroja te Teuta, por, per te arritur formen e dikurshme, duhet te aktivizohem me shume dhe hapesirat mund t'i gjej te ndonje skuader tjeter", ka shpjeguar vendimin e tij per largim, Alcani. B.K.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›