Dumitresku arratiset në Rumani. Besa zbret ne vendin e trete

Mile me këmbë të mbarë te Teuta. Besa, e drejtuar jo më nga rumuni Silviu Dumiresku ( i larguar të premten befasisht fshehurazi në Rumani) zhytet në krizë me humbjen e dytë radhasi të pësuar nga ekipet e vendeve të fundit dhe zbret në vendin e tretë. Java e 13-të është plot surpriza, teksa risjell sërish në krye Partizanin në shoqërinë e Dinamos. Dy ekipet kanë nga 25 pikë, por ndjejnë se distanca me kampionen në fuqi, Tiranën (fitoi 0-2 në Peqin), sa vjen edhe reduktohet, tashm në + 6 pikë, jo shumë kur janë edhe 20 javë në dispozicion.
Partizani-Besëlidhja 4-0
"Demat" rigjejnë fitoren pas pesë javësh teksa fitojnë pastër 4-0 me Besëlidhjen, një kundërshtar të cilin e kishin mundur edhe në fazën e parë (2-1). Gjergji Muzaka është heroi i takimit të 47-të me lezhjanët, kur mesfushori realizoi dy nga katër golat e të kuqve, që tashmë kryesojnë edhe renditjen e golave të shënuar (20, +13 golaverazhi). Muzaka realizoi në minutat 17-të dhe 40-të, ndërsa në pjesën e dytë firmosën Dhembi (73') dhe Abilaliaj (91'). Besëlidhja, me humbjen e pësuar (e 8-ta në 13 javë), zbret në vendin e parafundit, teksa tashmë formacioni i Ridvan Kullit, ndodhet me një pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të fundit. Partizani arriti fitoren e pestë në shtëpi dhe të 28-tën me Besëlidhjen (14 fitore).
Partizani: Shehi, Beqiri, Osmani, Tafaj, Hallaci, Muzaka (80' Progri), Dhembi, Devolli, Shkembi, Bakaj (76' Abilaliaj), Malindi (66' Gjyla) Tr: H. Lika
Beselidhja: Gjoka, Hashani, Grizha, Prela, Lika, Roshi (74' Perlleshi), Tasev (66' Sokoli), Gruda, Toma, Kostevski (46' Malota), Petrevski Tr: R. Kulli
Gjyqtare: E. Peza (Tirane), A. Lamce (Patos), M. Dervishi (Shkoder)
Vezhgues: P. Aliko (Vlore)
Dinamo-Vllaznia 0-0
Me paqen në "Selman Stërmasi" skuadrat ndanë nga një pikë, gjithsesi të vlefshme për të dyja ekipet, që dolën në fushën e blertë për të rrëmbyer fitoren. Një ndeshje e zbehtë larg të qenit supersfidë midis dy formacioneve që numërojnë 25 trofe të marra së bashku. Dinamo regjistori barazimin e dytë në shtëpi, ndërsa Vllaznia të katërtin në transfertë. Blutë zbritën në vendin e dytë, teksa shkodranët vazhdojnë të kënaqen me vendin e katërt, tashmë me një pikë më shumë se Elbasani që fitoi në Kastriotin.
Dinamo: Kotorri, Poci, Abraham, Allmuca, Pisha, Bodrusic, Ishka (90'+1 Diob), Kuli (71' Vincetic), Granic, Pejic, Plaku Tr. A.Canaj
Vllaznia: Grima, Hoti, Lici, Teli, Osja, Lika, Kotrri (76' Simo), Kapaj, Sinani, Kaci (71' Nora), Sukaj (86' Kraja) Tr. M.Josa
Gjyqtare: A.Lulaj (Vlore), G.Maloku, S.Avdo (Tirane)
Vezhgues: N.Jareci (Tirane)
Kartona te verdhe: Poci/Hoti
Shkumbini-Tirana 0-2
Tashmë me plot gojën mund të thuash: është rikthyer Tirana e frikshme, 23-herë kampionia e Shqipërisë. Bardheblutë fituan pastër 2-0 me Shkumbinin në një fushë jo të lehtë si ajo e Peqinit. Hafizi përpara takimit preferonte edhe një barazim ("Është më mirë se humbja"- tha ai), por skuadra e tij arriti të marrë fitoren e dytë rresht në kampionat dhe të dytën sezonale me Shkumbinin. Golat për Tiranën u shënuan nga Arapi në minutën e 50-të dhe Capja në minuten e 82-të.
Shkumbini: Llani, Kacollja, Stojku, Dabulla, Xhyra, Shenaj (68' Kuci), Bizhyti, Pashja, Qorri (20' Mustafai)(62' Ndoni), Dalipi, Okundili Tr. G.Magani
Tirana: Nallbani, Sina, Dede, Xhafa, Sefa, Fagu (86' Deliallisi), Arapi, Duro, Fortuzi (60' Capja), Xhafaj (78' Hyka), Vrapi Tr. A.Hafizi
Gjyqtare: T.Latifi, P.Goxhaj (Gjirokaster), S.Zeka (Shkoder)
Vezhgues: B.Kaimi (Tirane)
Kartona te verdhe: Xhyra/Sefa
Besa-Teuta 0-1
Humbja e dytë rresht me Teutën është edhe me befasuese për Besën, pas asaj të pësuar një javë më parë me Kastriotin (2-1), madje duke përfshirë edhe Kupën e Shqipërisë. Dy trajnerët në bankinë: Iliaz Haxhia (në fakt, zëvenëstrajneri) i Besës dhe Kristaq Mile i Teutës ishin në debutimin e tyre të parë sezonal. Golin e fitores për durrsakët e shënoi Gega në limimtin e pjesës së parë (44'), gol që mjaftoi për t'i garantuar tri pikë të cmuara durrsakëve dhe vendin e 10-të. Besa me asnjë pikë në dy ndeshjet e fazës së parë u rrëzua në vendin e tretë.
Skënderbeu-Flamurtari 1-1
Dy gola nga dy futbollistë korcarë, por nëse i pari Denis Mema shënoi mne penallti për Flamurtarin (4'), i dyti, Larti barazoi n minutën e 30-të për Skënderbeun në debutimin e trajnerit të ri Shkëlqim Velo. Një pikë tjetër e cmuar për "ujqërit e dëborës", që në dy ndeshjet e para të fazës së dytë kanë grumbulluar katër pikë. Gjithsesi, Skëndërbeu vazhdon të jetë i "salduar" në vendin e fundit, ndërkohë që Flamurtari "ngrohet" në mesin e artë.
Skenderbeu: Llapanji, Drabaj, Mertiri, Demiraj, Pashaj, Larti, Cipi, Imeraj, Xaka (80' Thana), Ngjela, Tiko (46' Hyso) Tr. Sh.Velo
Flamurtari: Mocka, Guga, Sakaj, Beqiri, Rustemi, Kuqi (73' Fish), Zeqiri (83' Strati), Veliu, Flavio Zhunior (55' Guma), Cani, Mema Tr. E.Memushi
Gjyqtare: B.Pashaj, E.Doda (Tirane), F.Elezi (Durres)
Vezhgues:I.Kristo (Tirane)
Kartona: Llapanji, Larti/Kuqi, Guma
Elbasani-Kastrioti 2-0
JAVA 13, REZULTATET
Partizani-Besëlidhja 4-0
Dinamo-Vllaznia 0-0
Shkumbini-Tirana 0-2
Besa-Teuta 0-1
Skënderbeu-Flamurtari 1-1
Elbsani-Kastrioti 2-0
Renditja
1. Partizani 25
2. Dinamo 25
3. Besa 24
4. Vllaznia 21
5. Elbasani 20
6. Tirana 19
7. Flamurtari 17
8. Shkumbini 17
9. Kastrioti 16
10. Teuta 11
11. Besëlidhja 9
12. Skenderbeu 8