Luftëtari fiton minimalisht me Tomorin

Telnis Skuqi, ATSH
Gjirokastër- Loja nisi me sulm për vendasit dhe Kozaku i jepet mundësia e parë, por gjuatja e tij përfundon jashtë. Më minuta të tëra loja zhvillohet në mesfushë dhe vetëm në minutën e 13-të beratasit kanë rast shënimi pas një goditje këndore. Në minutën e 22-të, Luftëtari i afrohet golit, por është portieri mik që largon topin në një rast mbi vijën fantale. I vetmi gol shënohet me penallti nga veterani K.Brahimi, penallti e shkaktuar nga portieri Qama, duke penguar brenda zonës kapitenin Stoja. Menjëherë, miqtë kalojnë në sulm dhe Karkanjozi i vetëm përball Bakaj gjuan me kokë jashtë. Pjesa e dytë është dicka më e bukur, por asnjëherë loja nuk u ngrit në nivelin e duhur. U krijuan raste të shkëputura nga të dyja ekipet, megjithatë rezultati nuk u ndryshua, edhe pse vendasit në fillim të pjesë së dytë, Kozaku me portën bosh nuk arrit të shënojë. Rastin më të volitshëm e shpërdëron Dhima, i cili edhe pse arrit të shmangë portierit mik, me portën bosh nuk gjuan, por vonon në pasim, duke sjellë reagime tek tifozëria vendase, e cila priste një tjetër përfundim ndaj skuadrës mike, që kishte ardhur në Gjirokastër pa trainierë, ku në rolin e tij ishte inspektori i sportëve në bashki. Kemi zhvilluar lojën më të dobët, shprehet në fund të takimi trainieri Ylli Shehu, ndoshta ka ndikuar mungesa e stërvitjesh, megjithatë mendojë se skuadra takimin e kishte marrë me mendjemadhësi. Vlenë për të theksuar, se për herë të parë në këët kampionat, gjytari i takimit durrësaku E.Dobi, nuk u kontestuar në asnjë rast nga të dy ekipet dhe nga tifozëria vendase, ky këta të fundit e duartrokitën në fund të ndeshjes. LUFTETARI-TOMORI 1-0 LUFTËTARI: Bakaj, Kaci, Tace, K.Brahimi, M.Brahimi, Shalari, Aliu (Rustemi '61), Sinani, Kozaku (Skënderi '88), Dhima (Zhupa '90), Stoja. Trainier: Ylli Shehu. Tomori: Qama, Fani, Lala (Dule ‘87), Kaptelli, Bejleri, Karamani, Kumaraku, Kuci (Karkanjozi '46), Seqo, Peshtanaku, Agalliu (Qaqo '65). Trainier: Genti Lako. Gjyqtarë: E.Dobi (Durrës), E.Jorgji (Elbasan), J.Kalleshi (Durrës). Shënues: K.Brahimi (11m) '36. Kartona të verdhë: Aliu, Shalari / Agalliu, Karamani, Kuci.