E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i energjisë, ERE pritet të mos miratojë kërkesën e OSSH

TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë pritet të mos miratojë atë nivel të rritjes së cmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që OSSH ka propozuar disa ditë më parë. ERE nuk ka pranuar nivelin e humbjeve të prezantuara nga OSSH për vitin 2008, në nivelin 35.7% duke e lënë atë në nivele të njëjta si të një viti më parë , pra 32%.
Entela Cipa, eksperte në ERE ka shpjeguar se niveli i humbjeve do të reflektohet në nivelet e reja të cmimeve që do të miratojë Enti, edhe pse nuk është ky argumenti i vetëm mbi të cilin OSSH mbështet kërkesës për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.
Humbjet më të mëdha në rrjet konstatohen tek konsumatorët familjarë tq cilët përbëjnë mesë 605 të konsumit të energjisë elektrike. Por duke ditur se niveli i humbjeve është një prej elementëve kryyesorë që mbështet kërkesën për rritjen e cmimit të energjisë, atëherë do të ketë pak gjasa që energjia vitin e ardhshëm të rritet mesatarisht me 20 deri në 23% për të cilën kanë aplikuar cekët e OSSH-së në muajin shtator të këtij viti.

Metodologjia për përcaktimin e cmimit të energjisë kërkon që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të paraqesë për miratim në ERE nivelin mesatar të humbjeve teknike për cdo nivel tensioni në rrjetin e shpërndarjes.
Edhe KESH nga ana e saj i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë një rritje prej 0.9 lekësh për kilovat/orë për nergjinë që i shet OSSH-së.
Por do të jetë ERE, i cili krahas rritjes së propozuar nga KESH-i do të shqyrtojë dhe rritjen e kërkuar nga vetë OSSH-ja, përpara se të vendosë mbi tarifat që konsumatorët dhe bizneset do të paguajnë duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Niveli i humbjeve të energjisë është i rëndësishëm, pasi nëse rezultonte më i lartë, ai do të ndikonte drejtpërdrejt në vendimmarrjen për rritjen e cmimit të energjisë elektrike për konsumatorët.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›