Për Bajernin kthehet Roben, Blank beson te surpriza
MYNIH- Për Bajernin e Mynihut, sfida e sotme kundër Bordosë në grupin A duket si një shans i fundit për të kaluar në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Për teknikun Luis Van Gal do të mungojë sërish francezi Frenk Riberi, ndërkohë që pritet rikthimi në fushë i holandezit Arjen Roben. Sa i përket sulmit, italiani Luka Toni duket i favorizuar përballë Mario Gomez, që pavarësisht shifrave të çmendura të shpenzuara për blerjen e tij, ende nuk e ka gjetur formën më të mirë. Me vetëm 4 pikë pas 3 ndeshjesh, Bajerni ka nevojë patjetër për një fitore. Përveç Riberisë, për Bajernin do të mungojnë edhe Tomas Myler e Daniel Van Bujten, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq dy javë më parë.
Në krahun tjetër trajneri i Bordosë Loran Blank deklaroi se skuadra e tij do të dijë të kalojë edhe këtë pengesë. “Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, ne jemi një skuadër e organizuar mirë”, u shpreh ai. – “Besoj se Bajerni do të mundohet të na mposhtë në 20 minutat e para, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh Blank. Për mesfushorin Alu Diarra, kampionët e Francës i kanë të gjitha mundësitë për të marrë 3 pikë në Allianz Arena, ku Bajerni është vërtetë një skuadër e frikshme. Bordoja ka 7 pikë në grupin A, duke lënë pas Juventusin me 5 dhe Bajernin me 4 pikë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)