E Diel, 1 Nëntor 2026

U dekoruan nga Topi/Dy sportistët: “E përdori për qëllime politike – mbylli kapitullin me Shkodrën”

18-10-2011 / Gazeta 55

Dy sportistët e njohur të Shkodrës thonë se Topi u tregua i pabesë me dekorimet pasi e përdorin dekorimin për qëllime politike. Trajneri i kombëtares shqiptare të boksit, Zef Gjoni shprehet se është mjaft i indinjuar për fyerjen që kreu i shtetit i ka bërë qytetit të Shkodrës, kulturës dhe traditës së saj. Gjoni shprehet se Topi u tregua i pabesë dhe shton se mes tyre ishte rënë dakord që ceremonia të mos kthehej në politike. “Ajo që ndodhi ka qenë një pabesi i presidentit, sepse ne me të kemi pasur një pakt qysh më parë që këtu do të nderohet djersa dhe mundi juaj, por politikë nuk do të ketë aspak dhe për ketë kemi rënë dakord. Ne nuk e dinim absolutisht dhe z. Topi me këtë pabesi që na ke ba, nëse do të vish ndonjë herë në Shkodër me dy tre militant që do t’i kesh me vete, nuk do të kesh mundësi që ta shfrytëzosh më politikisht dhe them se nuk do të kesh shanse më të vish në Shkodër për të formuar partinë tënde. Me këtë që ka ndodhur ke mbyllur historinë tënde në Shkodër”- tha ai. Po kaq i indinjuar është dhe një nga portierët më të shquar të futbollit shkodran, Paulin Ndoja. “Nëse është e vërtetë mendoj se ka gabuar. Unë kurrë nuk jam dakord nëse është kështu. Në fakt ne se kena dit. Ne kemi qenë brenda dhe më vonë e kemi marrë vesh. Përsa i përket zonjës Topalli, unë e njoh mirë, jam rritur me të dhe them që është nga një familje e nderuar dhe me tradita të njohura shkodrane”- tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›