E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni përplas furgonin e shkollës

Treni i pasagjerëve i linjës Fier-Tiranë ka marrë zvarrë për disa metra një furgon që transportonte mësues dhe nxënës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes 150 metra larg Stacionit të Trenit në Fier. Treni është përplasur me furgonin ku ndodheshin tetë mësues dhe dy fëmijë të vegjël, të shkollës së Semanit. Fatmirësisht, furgoni i marrë zvarrë për disa metra është përplasur në një mur dhe ka dalë nga trajektorja e trenit. Policia tha se në këtë aksident u plagosën lehtë tre mësues dhe shoferi. Ndërsa fëmijët shpëtuan pa plagë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›