Aksidentohet rëndë deputeti i Mirditës
Një deputet i zonës së Mirditës ka mbetur i plagosur dje pasdite dhe gjendja e tij paraqitet serioze për shkak të plagëve që ka marrë. Burimet policore kanë shpjeguar për mediat se ngjarja ka ndodhur pranë Rubikut, kur makina tip "Audi" e Kuvendit të Shqipërisë, ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj. Policia tha se deputeti 46-vjeçar nga Rubiku, Gjovalin Prenga, u dërgua nga kalimtarë të rastit me urgjencë në spitalin e Rrëshenit, ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Mësohet se deputeti nuk ka asnjë rrezik për jetën.