U hap ekspozita me tematikë ‘pritjet e popullit shqiptar’

Krijuesi, i vlerësuar me intuitë të mprehtë, të dielën zgjodhi një vend ndryshe për të paraqitur punën e tij dy vjeçare në ekspozitë. Ai zgjodhi gjelbërimin dhe qetësin e vendtakimit të lumit Drini dhe lumit Mirusha, për të treguar talentin dhe suksesin e tij në skulpturë e pikturë.
Me këtë rast, profesori Hivzi Muharremi tha se këto skulptura kanë përmbajtje që flasin shumë, duke filluar nga elementet simbolike, deri te portretet dhe figurat e shumta të paraqitura në pozicione të ndryshme.
“Kompozimet e tij kryesisht ravilizohen përmes frymës reale, me premisa ekspresive dhe abstrakte. Skulpturat të titulluara ‘Pritja’, imagjinata dhe intuita në skulpturë, kryesisht dominojnë në këto kompozime të realizuara”, ka thënë Muharremi.
Kurse, skulptori Ylber Krasniqi i thënë Kosovapress-it se është angazhuar shumë deri sa ka ofruar këtë ekspozitë.
“Ekspozita si ekspozitë, e ka mesazhin e pritjes, sepse të gjithë e dimë që populli ynë ka pritur shumë gjëra. Çdo cikël që kam punuar, ka mesazhin e vetë, ka domethënien e vetë, por ka edhe çdo cikël ka domethëniet e veta dhe mesazhin e vetë, për ditët që kemi kaluar ne“, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe, skulptori Krasniqi i takon plejadës së re të artistëve figurativë, veprat e të cilit shquhen me një notë të një fryme ekspresive dhe me premisa të abstraksionit edhe pse në shpirtin e tyre ngërthen një frymë të stoicizmit dhe qëndresës shekullore./kosovapress/