E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Të gjendet kompromisi për zgjidhjen e krizës

Duhet të gjendet një kompromis për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri pasi është mjaft e rëndësishme që BE të shikojë shikojë tek Shqipëria një vend me demokraci të qëndrueshme për të dhënë një vendim për heqjen e vizave.
Kështu është shprehur europarlamentarja Tanja Fajon në një intervistë për "Deutsche Welle" për situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin që ka në procesin e liberalizimit të vizave.
"është e rëndësishme që BE të shikojë tek Shqipëria një vend me demokraci të qëndrueshme pasi Shqipëria ka përjetuar muajt e fundit krizë të madhe politike. është shumë e rëndësishme që qeveria e Tiranës të përpiqet të plotësojë kriteret teknike dhe të mendojë se çfarë ka përtej liberalizimit të vizave, të jetë e dedikuar ndaj procesit të integrimit europian" theksoi Fajon. Sipas saj duhet të sigurohet dialogu politik mes partive dhe një mjedis të stabilizuar politik në vend.
Gjithsesi Fajon theksoi se liberalizimi i vizave është një proces teknik, me shumë kërkesa dhe jo një proces politik por në fund merret një vendim politik dhe prandaj sipas saj është i rëndësishëm një bashkëpunim i mirë, i ndershëm, rezultate reale në terren dhe stabilitet politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›