U kap me kanabis para 5 vitesh, ekstradohet i dënuari me 4 vite burg

Tiranë, 9 Qershor, NOA Para pesë vitesh do ti gjendeshin 15 rrënjë bimë narkotike e kultivuar si dhe 100 gram kanabis sativa e paketuar në një qese plastike, e për këtë do të dënohej me 4 vjet burg nga gjykata e Fierit.
Por poseduesi i kësaj lënde narkotike ndodhej në Itali, e për këtë arsye ai nuk është mundur të kapej menjëherë nga forcat e policisë, po duhej të kalonin disa vjet që një gjë e tillë të realizohej.
Fjala është për 45-vjeçarin Stefan Petani, lindur në Fier, është mundur të vihet në pranga vitin e kaluar, konkretisht në datën 17 dhjetor, në shtetin fqinj ku edhe jetonte.
Ndërsa sot është realizuar ekstradimi i tij në tokën shqiptare nga Milano, falë bashkëpunimit të dy zyrave respektive të Interpolit.
Mësohet se ndaj tij rëndon vendimi nr.1047, i datës 27.04.2006, i gjykatës së Fierit, i cili e ka dënuar për kryerjen e veprës penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, dhe Kultivimit të bimëve narkotike, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal të Shqipërisë.
Burimet policore të Tiranës raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ai u është dorëzuar sot përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nga autoritetet italiane në aeroportin Nënë Tereza të Rinasit.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")