Projekt me studentët për reduktimin e mbetjeve urbane
15/02/2009 Bashkia e Tiranës
Riciklimi i mbetjeve urbane ka mbledhur në një tryezë diskutimi studentë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, ku është diskutuar në lidhje me masat mbrojtëse që duhen ndërmarrë kundrejt ruajtjes së një mjedisi të shëndetshëm. Kështu, fushata e përbashkët mjedisore “Për reduktimin e mbetjeve urbane”, e iniciuar nga Bashkia e Tiranës dhe promovuar pranë pavijonit të xhamtë në sheshin “Skënderbej”, mori iniciativën për të organizuar aktivitetin “Ora e hapur për mjedisin” me studentët e universitetit “Marin Barleti”. Mesazhi kryesor i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i brezit të ri për një bashkëpunim dhe pjesëmarrje të gjerë të tyre në këtë nismë, duke synuar ndërgjegjësimin e njëkohësisht promovimin e sjelljes së përgjegjshme qytetare ndaj mjedisit përmes ideve, nismave, projekteve, organizatave si dhe partnerëve të kësaj iniciative mjedisore.
Gjetja e një alternative bashkëpunimi ndërmjet institucioneve vendore dhe kulturës së banorëve në vendosjen e një rregulli për depozitimin e mbetjeve urbane do të ndihmojë në uljen e nivelit të lartë të ndotjes, nga e cila vuan sot vendi ynë. Synimi është që kësaj fushate, të konsideruar si një projekt i përbashkët dhe me karakter interaktiv, përveç Bashkisë së Tiranës t’i bashkohen çdo javë partnerë të rinj, të cilët veprojnë në fusha të ndryshme, janë të interesuar të kontribuojnë apo veprojnë për mjedisin dhe që do të prezantohen me aktivitetet e tyre. “Mbetjet urbane nuk mund të jenë tërësisht të papërdorshme, nuk mund të kthehen në një mal gjithnjë e më të lartë, që zë rrugën e shoqërisë drejt së ardhmes dhe që ngushton perspektivën e gjeneratave që vijnë. Përkundrazi, historia dhe eksperiencat e vendeve të zhvilluara tregojnë se me mbetjet urbane mund të bëhen gjëra që askujt nuk i shkojnë ndër mend kur nuk e njeh këtë problematikë, kur nuk e njeh këtë eksperiencë”, - ka pohuar kryebashkiaku Rama.