E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kthye nga puna dhe gjeti ariun në podrum

E mërkura pasdite ishte shumë interesante në Madison Trail në Hopatchong, sidomos për një mjeshtër të kabllorit. Ai po shëtiste në bodrumin e shtëpisë, kur papritmas e gjeti ariun aty.

Mediat amerikanë xhiruan dhe fotografuan aksionin e transportimit të ariut me një makinë të blinduar, pasi e kishin vënë në gjumë me qetësues.

Pyetjes se nga erdhi ky ari dhe si u fut në shtëpinë brenda qytetit të New Jersey-t, askush nuk po mundet t’i përgjigjet.

Mediat amerikanë njoftojnë se ariu, i cili peshon rreth 250 kilogramë, është parë duke u sjellë vërdallë nëpër rajon më herët atë ditë. Ndoshta është lodhur dhe ka vendosur ta pushojë pak - e gjeti një podrum të përshtatshëm dhe ia krisi gjumit!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›