E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 17 dhjetor 1790 Zbulimi i Kalendarit të Gurit

Kalendari i Gurit i Actekëve, i njohur ndryshe edhe si Guri i Diellit apo Guri i pesë epokave, është një skulpturë e madhe monolite që u zbulua në sheshin qendror të Meksikos më 17 dhjetor 1790. U zbulua ndërkohë që po i bëheshin riparime Katedrales së qytetit. Guri është i gjerë 12 këmbë dhe peshon rreth 24 ton. Kuptimi dhe qëllimi ekzakt i gurit është ende i paqartë. Megjithatë, arkeologët dhe historianët kanë propozuar një numër teorish dhe ka gjasa se ky gur ka pasur disa përdorime. Një prej tyre është domethënia fetare. Sipas një teorie, mozaiku në qendër të gurit përfaqëson Tonutiah-un, zotin e diellit te meksikanët e lashtë. Pikërisht për këtë arsye, guri u bë i njohur si “Guri i Diellit”. Richard Townsend propozoi një teori të ndryshme duke thënë se figura në qendër të gurit në fakt paraqet Tlaltecuhtli-n, përbindëshin e tokës apo të detit te meksikanët, i cili shfaqet edhe në mitet e krijimit të Meksikës. Një tjetër aspekt i gurit lidhet me matjen e kohës, prej nga vjen edhe emri “Kalendari i gurit”. Një tjetër mund të jetë edhe domethënia gjeografike e gurit. Katër pikat mund të simbolizojnë katër cepat e tokës ose pikat kardinale. Rrathët e brendshëm mund të përfaqësojnë kohën e po ashtu hapësirën. Për më shumë guri mund të ketë edhe kuptim politik. Ndoshta qëllimi i tij ka qenë dëshmimi i Tenochtitlan-it si qendra e botës dhe rrjedhimisht autoritet qendror

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›