E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foshnja e lindur në javën e 24-t, “mrekullia më e vogël”

Foshnja - e treta më e vogla e lindur ndonjëherë në botë e që ka mbijetuar - po e merr veten ngadalë”, - thonë mjekët. Ajo erdhi në këtë botë gati katër muaj para kohës.

Melinda Star Guido peshonte gati sa dy celularë iPhone, kur lindi më 30 gusht. Ajo është dashur të ‘rilindë’ sot.

Falë kujdesit 24 orësh të mjekëve në spital, Melinda tashmë ka shtuar peshë dhe prindërit e saj shpresojnë ta dërgojnë në shtëpi natën e Vitit të Ri.

Nëna e saj, Haydee Ibarra (22-vjeçare) i tha medias amerikanë: “Ajo lufton gjithmonë. Të gjithë mjekët më thanë se ajo është shumë e gjallë, gjithmonë kur lufton për jetën e saj”.

Ibarra ishte detyruar ta lindte Melindën me prerje cezariane në javën e 24-t të shtatzënisë, për shkak të tensionit të lartë të gjakut që ua rrezikonte jetën edhe nënës, edhe fëmijës.

Kur lindi foshnja, peshonte vetëm 270 gram. Sipas Regjistrit Global të Lindjeve, ajo u bë foshnja e tretë më e vogël e lindur e që ka mbijetuar deri në datën kur duhej të lindte.

Normal, muajt e parë dhe vendimtarë të jetës ajo i kaloi në inkubatorin e spitalit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›